Ndërrimi

Filtri i ujit (vetëm modelet përkatëse)

KUJDES

Mos përdorni filtra uji të palëve të treta. Përdorni vetëm filtrat e dhënë "Samsung" ose filtra të miratuar nga "Samsung".

Filtrat e pamiratuar mund të rrjedhin dhe të dëmtojnë frigoriferin, duke shkaktuar goditje elektrike. "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim që mund të ndodhë nga përdorimi i filtrave të ujit të palëve të treta.

Treguesi i filtrit () ndizet në ngjyrë të kuqe si kujtues që ju njofton se ka ardhur koha që të ndërrohet filtri i ujit.

1.Mbyllni furnizimin me ujë.

2.Lidhni linjën e furnizimit me ujë me hyrjen e

filtrit në fund.

3. Lidhni linjën e aparatit me daljen e filtrit.

4. Kontrolloni për ndonjë rrjedhje. Nëse nuk ka, fiksojini linjat me kapëset.

5. Vendoseni filtrin e ujit në vend dhe fiksojeni me kapëse.

6. Shtypni dhe mbani për 3 sekonda Filter Reset (Rivendosja e filtrit) për të rivendosur jetëgjatësinë e filtrit.

7. Pas përfundimit të ndërrimit, shpëlajeni me 1 litër ujë për të nxjerrë papastërtitë nga linja e ujit.

KUJDES

Kur rregulloni gjatësinë e tubacionit të linjës së ujit, sigurohuni që të lëmoni sipërfaqen e prerë për t'i dhënë këndin e duhur. Kjo duhet kryer për të parandaluar rrjedhjet e ujit.

Mirëmbajtja

Shqip  53 

Untitled-19 53

 

 

2016-03-17 ￿￿ 5:45:21