Instalimi

Instalimi

HAPI  4  Rregullimi i këmbës niveluese

KUJDES

Frigoriferi duhet të nivelohet në dysheme të rrafshët dhe të qëndrueshme. Përndryshe, frigoriferi mund të dëmtohet ose të shkaktohet lëndim fizik.

Niveli mund të kryhet me frigoriferin bosh. Sigurohuni që në brendësi të frigoriferit të mos ketë artikuj ushqimorë.

Për arsye sigurie, rregullojeni anën e përparme pak më lart se ana e pasme.

Frigoriferi mund të nivelohet me këmbët e pasme, të cilat kanë një vidë të posaçme (nivelues) për qëllime nivelimi. Për nivelim, përdorni kaçavidë të sheshtë.

Për të rregulluar lartësinë e anës së ngrirësit:

Vendosni kaçavidën e sheshtë në niveluesin e këmbës së pasme të ngrirësit. Për ta ngritur niveluesin, rrotullojeni në drejtim orar, ose për ta ulur, rrotullojeni në drejtim kundërorar.

Për të rregulluar lartësinë e anës së frigoriferit:

Vendosni kaçavidën e sheshtë në niveluesin e këmbës së pasme të frigoriferit. Për ta ngritur niveluesin, rrotullojeni në drejtim orar, ose për ta ulur, rrotullojeni në drejtim kundërorar.

30  Shqip

Untitled-19 30

 

 

2016-03-17 ￿￿ 5:45:14