sigurie Informacione
Informacione sigurie
-Nëse do të largoheni për më pak se tre javë, nuk është e nevojshme që ta hiqni frigoriferin nga priza. Megjithatë, nëse do të largoheni për më shumë se tre javë, hiqni të gjithë ushqimin dhe akullin nga mbajtësja e akullit, hiqni frigoriferin nga priza, mbyllni valvulën e ujit, hiqni lagështirën e tepërt nga muret e brendshme dhe lërini dyert të hapura për të parandaluar erërat dhe lagështirën.
•Mos vendosni pije me gaz, në gotë ose në shishe brenda në ngrirës.
-Ena mund të ngrijë dhe të çahet, dhe kjo mund të shkaktojë lëndime.
•Mos vendosni pije të karbonizuara ose shkumëzuese në dhomën e ngrirësit. Mos vendosni shishe ose enë prej qelqi në ngrirës.
-Kur përmbajtja e tyre të ngrijë, qelqi mund të thyhet dhe të shkaktojë lëndim personal dhe dëmtim të pronës.
•Garancia e shërbimit dhe modifikimi.
-Çdo ndryshim ose modifikim i kryer nga një palë e tretë mbi këtë pajisje të plotë nuk mbulohet nga shërbimi i garancisë së Samsung dhe Samsung nuk është përgjegjës për problemet e sigurisë që mund të shkaktohen nga modifikimet e palëve të treta.
•Mos i bllokoni vrimat e ajrimit brenda frigoriferit.
-Nëse vrimat e ajrimit bllokohen, sidomos me një qese plastike, frigoriferi mund të ftohet së tepërmi. Nëse periudha e ftohjes zgjat shumë, filtri i ujit mund të çahet dhe të shkaktojë rrjedhje të ujit.
•Përdorni vetëm bërësin e akullit që është dhënë me frigoriferin.
•Fshijeni lagështinë e tepërt nga brenda dhe lërini dyert të hapura.
-Përndryshe mund të krijohet erë dhe lagështi.
•Nëse frigoriferi është shkëputur nga burimi i energjisë elektrike, duhet të prisni të paktën pesë minuta para se ta vendosni përsëri në prizë.
16 Shqip
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|