Informacione sigurie

sigurie Informacione

Kujdesi gjatë montimit

KUJDES

Lejoni që të ketë një hapësirë të mjaftueshme rreth frigoriferit dhe montojeni atë në një sipërfaqe të sheshtë.

-Nëse frigoriferi nuk është i niveluar, efikasiteti dhe qëndrueshmëria e ftohjes mund të bien.

-Mbajini të lira nga pengesat hapësirat e ventilimit në kasën e pajisjes ose në strukturën e montimit.

Lëreni pajisjen të rrijë për 2 orë para se të futni ushqimet pas instalimit dhe ndezjes.

Ne rekomandojmë shumë që të merrni një teknik të kualifikuar ose një kompani shërbimi për montimin e frigoriferit.

-Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr, shpërthime, probleme me produktin ose lëndime.

Paralajmërime shumë të rëndësishme për përdorimin

PARALAJMËRIM

Mos e futni spinën elektrike në prizën në mur me duar të lagura.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.

Mos vendosni sende sipër pajisjes.

-Kur e hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim të vetes tuaj dhe/ose dëmtime materiale.

Mos i futni duart, këmbët ose objekte metalike (si p.sh. shkopinj, etj.) në fund ose prapa frigoriferit.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.

-Çdo majë e mprehtë mund të shkaktojë lëndime personale.

Mos i prekni muret e brendshëm të ngrirësit ose produktet e vendosura në ngrirës me duar të lagura.

-Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrirjeje.

10  Shqip

Untitled-19 10

 

 

2016-03-17 ￿￿ 5:45:12