Instalimi

HAPI  7  Lidhja e linjës së aparatit të ujit (vetëm modelet përkatëse)

Përpara montimit (vetëm modelet me përzgjedhje të freskisë)

1.Hiqni të gjitha mbetjet brenda pastruesit.

2.Nisni furnizimin me ujë nga rrjeti.

3.Nxirrni rreth 3 litra ujë përmes aparatit për arsye shpëlarjeje. Uji mund të duket i ndotur ose mund të dalë akull derisa shpëlarja të përfundojë, gjë që është normale.

Pjesët dhe veglat e nevojshme

Instalimi

Fiksuesi i linjës së ujit dhe vidat

Bashkuesi i tubit

Linja e ujit

Kapëset bllokuese të pastruesit

Pastruesi

Montimi (linja e aparatit të jashtëm)

1. Montoni linjë e tubit të ujit duke përdorur bashkueset.

2. Mbyllni furnizimin me ujë dhe më pas mbyllni rubinetin e ujit.

3. Lidhni bashkuesen me rubinetin e ujit të ftohtë.

KUJDES

Sigurohuni që të lidhni bashkuesen me rubinetin e ujit të ftohtë. Lidhja me rubinetin e ujit të ngrohtë mund të shkaktojë bllokimin e pastruesit dhe mosfunksionimin normal.

Garancia e frigoriferit nuk mbulon montimin e linjës së ujit. Montimi i linjës së ujit do të kryhet me koston tuaj, përveç rastit nëse tarifa e montimit përfshihet në çmimin e shitjes.

"Samsung" nuk mban përgjegjësi për montimin e linjës së ujit. Nëse rrjedh ujë, kontaktoni montuesin e linjës së ujit.

Linja e ujit duhet të riparohet nga një profesionist i kualifikuar. Nëse ndeshni rrjedhje të ujit, kontaktoni qendrën lokale të shërbimit të "Samsung" ose montuesin e linjës së ujit.

34  Shqip

Untitled-19 34

 

 

2016-03-17 ￿￿ 5:45:15