informacion sigurie

INFORMACION SIGURIE

Përpara përdorimit të pajisjes, lexojeni këtë manual deri në fund dhe mbajeni për referencë.

Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj të menduar, siç përshkruhet në këtë manual udhëzues. Kjo pajisje nuk është menduar që të përdoret nga persona (përfshirë fëmijë) me aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose mendore, ose që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveç rastit kur mbikëqyren ose kur u jepen udhëzime për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme për sigurinë në këtë manual nuk i mbulojnë të gjitha rrethanat dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin.

Është përgjegjësia juaj që të përdorni logjikën, të kini vëmendje dhe të bëni kujdes kur e instaloni, e mirëmbani dhe e përdorni pajisjen tuaj.

Duke qenë se udhëzimet vijuese të përdorimit mbulojnë

02_ informacion sigurie

modele të ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual. Si gaz ftohës përdoret gazi R-600a ose R-134a. Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të parë se çfarë gazi ftohës përdoret për frigoriferin tuaj. Kur produkti përmban gaz të ndezshëm (gaz ftohës R-600a), kontaktoni autoritetin tuaj vendor për hedhjen e sigurt të këtij produkti.

Për të shmangur krijimin e një përzierjeje të ndezshme gaz-ajër, nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e gazit ftohës, madhësia e dhomës në të cilën mund të vendoset pajisja varet nga sasia e gazit ftohës që përdoret.

Mos ndizni kurrë një pajisje që tregon shenja dëmtimi. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin. Dhoma duhet të jetë me madhësi 1 m³ për çdo 8 g gaz ftohës R-600a

DA68-02833L-08.indb 2

2014. 1. 9. �� 4:04