KONFIGURIMI I FRIGORIFERIT

Tani që e keni instaluar dhe e keni vendosur në vend frigoriferin, ju jeni gati ta konfiguroni atë dhe të shijoni të gjitha veçoritë dhe funksionet e pajisjes. Pasi të keni kryer hapat e mëposhtëm, frigoriferi duhet të jetë plotësisht funksional.

Në të kundërt, kontrolloni fillimisht ushqimin elektrik dhe burimin e energjisë elektrike ose provoni zgjidhjen e problemeve në pjesën e pasme të këtij manuali përdorimi.

Nëse keni pyetje të tjera kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.

1.Vendoseni frigoriferin në një vend të përshtatshëm me hapësirë të mjaftueshme midis murit dhe frigoriferit.

Referojuni udhëzimeve të instalimit në këtë manual.

2.Pasi frigoriferi të jetë vendosur në prizë, sigurohuni që drita e brendshme ndizet kur hapni dyert.

3.Vendoseni kontrollin e temperaturës në temperaturën më të ftohtë dhe pritni për një orë.

Ngrirësi duhet të ftohet paksa dhe motori duhet të punojë qetë.

4.Pasi frigoriferi të lidhet me korrentin, mund të duhen disa orë derisa të arrihet temperatura e duhur.

Ushqimet dhe pijet mund t'i ruani në frigorifer pasi temperatura e frigoriferit të jetë mjaftueshëm e ftohtë.

Pasi ta lidhni firgoriferin me korrentin, alarmi do të tingëllojë. Shtypni butonin Freezer (Ngrirësi) ose Fridge (Frigoriferi). (Vetëm për modelin me funksionin Coolselect zone)

Referojuni faqes 23 “Përdorimi i panelit të kontrollit”.

NDËRRIMI I ANËS SË HAPJES SË DERËS (OPSIONAL)

Përpara se të ndërroni anën e hapjes së derës së frigoriferit, sigurohuni që ta keni hequr frigoriferin nga priza. Samsung rekomandon që ndërrimi

i anës së hapjes së derës të kryhet vetëm nga ofruesit e shërbimit të miratuar nga Samsung. Ky shërbim do të bëhet kundrejt një baze pagese dhe me shpenzimet e klientit.

Çdo dëmtim i shkaktuar nga përpjekja për të ndërruar anën e hapjes së derës nuk mbulohet nga garancia e prodhuesit për pajisjen. Çdo riparim i kërkuar për shkak të kësaj rrethane do të kryhet kundrejt një baze pagese dhe me shpenzimet e klientit.

1.Përpara se të përpiqeni të ndërroni anën e hapjes së dyerve të frigoriferit, sigurohuni që frigoriferi është hequr nga priza dhe që pajisja është zbrazur nga të gjitha ushqimet brenda saj.

2.Nëse klienti nuk ndihet i sigurt në ndjekjen e udhëzimeve të manualit të përdorimit, duhet kontaktuar inxhinieri i kualifikuar i shërbimit i Samsung për të bërë ndryshimin në fjalë.

3.Mos e futni frigoriferin në prizë menjëherë pas montimit të dyerve në anën tjetër dhe pritni të paktën për një orë.

Veglat e nevojshme

 

Nuk jepen

 

Kaçavidë me

Kaçavidë me

Çelës fiso 11 mm

(për kunjin e

kokë Phillips (+)

kokë petë (-)

menteshës)

 

 

Nuk jepen

Pjesë shtesë

Çelës 8 mm

Mbulesa e menteshës /

(për bulona)

Kapaku i hapësirës së derës

18_ instalimi

DA68-02833L-08.indb 18

2014. 1. 9. �� 4:04