-- Mosveprimi në këtë mënyrë mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr si pasojë e rrjedhjes së rrymës.

Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose materiali të ndezshëm.

Mos e instaloni këtë pajisje në një vend të lagësht, me vaj ose me pluhur, ose në një vend të ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe ujit (pikave të shiut).

Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku mund të rrjedhë gaz.

-- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, hiqni spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.

-- Në të kundërt, ka rrezik zjarri.

Mos hipni mbi pajisje ose mos vendosni mbi të objekte (si p.sh. rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, pjata, kimikate, objekte metalike etj.).

-- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.

06_ informacion sigurie

• Kjo pajisje duhet tokëzuar saktë.

Mos e tokëzoni pajisjen në një tub gazi, tub uji plastik ose në një linjë telefoni.

-- Frigoriferin duhet ta tokëzoni që të parandaloni rrjedhje të energjisë ose goditje elektrike që shkaktohen nga rrjedhja e rrymës nga frigoriferi.

-- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.

-- Asnjëherë mos e lidhni kordonin elektrik në një prizë që nuk është tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ai është në përputhje me kodet lokale dhe kombëtare.

• Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar menjëherë nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit.

Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga një teknik i kualifikuar ose nga kompania e shërbimit.

-- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet goditje elektrike ose lëndim i personit.

DA68-02833L-08.indb 6

2014. 1. 9. �� 4:04