Kufijtë e temperaturës së ambientit

Ky frigorifer/ngrirës është projektuar që të funksionojë në temperatura ambienti të specifikuara nga kategoria e saj e temperaturës në pllakën e klasifikimeve.

Kategoria

Simboli

Diapazoni i temperaturës së ambientit (°C)

 

IEC 62552 (ISO 15502)

 

 

 

 

 

Mesatare e gjerë

SN

+10 deri në +32

 

 

 

Mesatare

N

+16 deri në +32

 

 

 

Subtropikale

ST

+16 deri në +38

 

 

 

Tropikale

T

+16 deri në +43

 

 

 

Temperaturat e brendshme mund të ndikohen nga faktorë të tillë, si vendndodhja e frigoriferit/ ngrirësit, temperatura e ambientit dhe shpeshtësia e hapjes së derës.

Rregullojeni temperaturën siç kërkohet për t'i kompensuar këto faktorë.

Hedhja e duhur e këtij produkti (Mbeturina pajisjesh elektrike dhe elektronike)

Albanian (Vlen për vendet me sisteme të ndara grumbullimi)

Kjo shenjë në produkt, në aksesorë ose në dokumentacion tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tyre funksionale. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga ku kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes vendore për informacione rreth vendit dhe mënyrës me të cilën mund t’i transportojnë këta artikuj për riciklim të sigurt për ambientin.

Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shikojnë kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen në hedhje me mbeturina të tjera komerciale.

DA68-02833L-08.indb 32

2014. 1. 9. �� 4:04