-- Produktet që kërkojnë kontroll të rreptë të temperaturës nuk duhet të ruhen në frigorifer.

Mos i vendosni ose mos i përdorni pajisjet elektrike brenda në frigorifer/ngrirës, përveçse kur lloji i tyre rekomandohet nga prodhuesi.

Nëse nuhatni erë kimikatesh ose tym, hiqni menjëherë spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën

e shërbimit të Samsung Electronics.

Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, hiqni spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.

-- Në të kundërt, ka rrezik zjarri.

Nëse diktohet rrjedhje gazi, shmangni çdo flakë të hapur ose burime të mundshme ndezjeje dhe ajroseni për disa minuta dhomën në të cilën ndodhet pajisja.

Mos përdorni pajisje mekanike ose ndonjë mënyrë tjetër

për të shpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.

Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës.

08_ informacion sigurie

Mos spërkatni lëndë të avullueshme, si p.sh. insekticide, mbi sipërfaqen e pajisjes.

-- Përveçse janë të dëmshme për njerëzit, ato mund të shkaktojnë gjithashtu goditje elektrike, zjarr apo probleme me produktin.

Mos përdorni tharëse flokësh për ta tharë frigoriferin nga brenda. Mos vendosni qiri të ndezur brenda në frigorifer për të larguar aromat e këqija.

-- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mbusheni depozitën e ujit, tabakanë e akullit dhe kubat e ujit vetëm me ujë të pijshëm (ujë mineral ose të filtruar).

-- Mos e mbushni depozitën me çaj, lëng frutash ose pije sportive, sepse mund të dëmtoni frigoriferin.

Mos lejoni që fëmijët të varen te dera. Në të kundërt mund të ndodhë një lëndim i rëndë.

-- Rrezik i ngecjes së fëmijëve. Mos i lejoni fëmijët të futen brenda frigoriferit.

Mos i lini të hapura dyert e frigoriferit ndërkohë që frigoriferi nuk mbikëqyret dhe mos i lejoni fëmijët të futen brenda në frigorifer.

DA68-02833L-08.indb 8

2014. 1. 9. �� 4:04