karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung

Makina juaj larëse e re do të ndryshojë mënyrën sesi ju ndjeheni në lidhje me larjen e rrobave. Nga kapaciteti i saj mjaft i madh tek efektshmëria e përdorimit të energjisë, makina larëse Samsung ka të gjitha karakteristikat për t’a shndërruar një punë angari në një kënaqësi.

• Larja Eco Bubble™

Sistemi efikas Eco Bubble i Samsung-ut ofron pastërti të përmirësuar me përkujdesje të përparuar për rrobat. Eco Bubble lejon shpërndarjen në mënyrë të njëtrajtshme të detergjentitdhe një depërtim më të shpejtë dhe më të thellë në rroba.

• Outdoor Care (Veshje sportive)

Përdorimi i një lavatriçeje Samsung me funksionin Eco Bubble ju mundëson të lani rroba kundra ujit me rehati më të madhe, duke e ditur se lavatriçja juaj ofron kujdes të shkëlqyeshëm me rrobat e jashtme. Jastëku me shkumë i krijuar nga Eco Bubble mbron nga efektet dhe dëmtimet e gërryerjes në shtresën kundra ujit, duke minimizuar dëmtimin jashtëm të veshjeve, gjithashtu duke mbrojtur edhe format e tjera të materialeve delikate.

• Baby Care (Kujdesi për foshnjën)

Makina juaj larëse Samsung përfshin programe të larjes që shtojnë mbrojtjen ndaj rrobave të fëmijëve me lëkurë të ndjeshme.

Këto programe zvogëlojnë irritimin e lëkurës tek fëmijët duke minimizuar mbetjet e detergjentit. Përveç kësaj, këto programe i klasifikojnë rrobat sipas llojeve të ndryshëm dhe larja kryehet sipas karakteristikave të rrobave, në mënyrë që rrobat e fëmijëve të ndjehen të pastra dhe të rifreskuara sa herë që vishen.

• E certifikuar për të leshtat

Kjo makinë është testuar dhe ka kaluar specifikimet e kërkuara nga Ndërmarrja Woolmark për produktet e leshta që mund të lahen në makina larëse. Kjo shenjë është certifikata e përmirësuar më e mirë se Woolmark ekzistues, i cili garanton jo vetëm rendiment në larje por gjithashtu kujdes për copën për produktet e leshta. Rrobat duhen larë në përputhje me udhëzimet në etiketën e tyre ashtu siç përcaktohet nga Woolmark dhe Samsung.

• Hand Wash (Larje me dorë)

Kujdes i posatçëm mund të përcaktohet nga temperatura e përshtatshme, veprimi i butë i larjes dhe sasia e duhur e ujit.

• Quick Wash (Larja e shpejtë)

Nuk ka kohë për të humbur! Larja jonë 15 minutëshe ju mundëson t’i Lani dhe t’i Vishni. Programi Quick Wash (Larja e shpejtë) mund t’ju ndihmojë në jetën tuaj të ngarkuar. Tani mund t’i lani rrobat tuaja të preferuara (deri në 2 kg) brenda 15 minutave!

• Eco Drum Clean (Pastrimi ekologjik i kazanit)

Përdorimi i programit Eco Drum Clean për pastrimin ekologjik të kazanit ndihmon në mbajtjen pastër të makinës larëse edhe pa përdorimin e detergjenteve kimike apo të zbardhuesve. Mbajeni kazanin të pastër dhe pa erë me anë të programit të specializuar të pastrimit.

2_ karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung

WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 2

2013-7-20 13:03:36

Page 574
Image 574
Samsung WF1802WFVS/YLE manual Karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung