larja e një ngarkese me rroba

Larja e rrobave me dorë

Ju mund të lani rrobat me dorë pa përdorur Zgjedhësin e Ciklit.

1.Hapni furnizimin me ujë.

2.Shtypni butonin Power (Energjia) në makinën larëse.

3.Hapni derën.

4.Vendosni artikujt lirshëm në centrifugë një nga një, pa e ngarkuar atë tepër.

5.Mbyllni derën.

6.Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes paraprake në ndarjet e duhura.

7.Shtypni butonin Temp.(Temperatura) për të zgjedhur temperaturën. ((Ujë i Ftohtë:Të gjitha dritat fikur),20 ˚C, 30 ˚C, 40 ˚C, 60 ˚C, 95 ˚C)

8.Shtypni butonin Rinse(Shpëlarje) për të përzgjedhur numrin e kërkuar të cikleve të shpëlarjes.

Numri maksimal I cikleve të shpëlarjes është pesë. Kohëzgjatja e larjes rritet siç duhet.

9.Shtypni butonin Spin (Shtrydhja) për të zgjedhur shpejtësinë e shtrydhjes.

Funksioni i rinse hold (mbajtja e shtrydhjes) ju lejon të hiqni gjërat që janë ende të qullura nga makina larëse. ( : No Spin (Pa shtrydhje))

10.Shtypni butonin Delay End (Përfundimi i Vonuar) në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsioneve në dispozicion për Delay End (Përfundimi i Vonuar) (nga 3 orë në 19 orë me rritje prej një ore). Ora në ekran tregon kohën në të cilën cikli i larjes do të përfundojë.

11.Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo) dhe makina do të fillojë ciklin.

Udhëzimet për larjen e rrobave

Ndiqni këto udhëzime të thjeshta për rrobat më të pastra dhe larjen më të efektshme. Gjithnjë kontrolloni etiketën e Kujdesit të rrobave përpara larjes.

Klasifikoni rrobat sipas kritereve të mëposhtme:

Etiketa e Kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fibra të përziera, sintetike, mëndafsh, të leshta dhe mëndafshe artificiale.

Ngjyra: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyra. Lani artikujt e rinj, me ngjyra veçmas.

Madhësia: Vendosja e artikujve të madhësive të ndryshme në të njëjtën ngarkesë do të përmirësojë veprimin e larjes.

Ndjeshmëria: Lani artikujt delikatë veçmas, duke përdorur ciklin e larjes Delicate (Delikate) për të leshtat e reja të pastra, perdet dhe artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat e artikujve që lani ose referojuni skemës së kujdesit për materialet në shtojcën.

Zbrazni xhepat

Përpara çdo larje, zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja. Objektet e vegjël, të fortë dhe me forma të parregullta, të tillë si monedha, thika, karfica dhe kapëse mund të dëmtojnë makinën tuaj larëse. Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose metale të tjera të rëndë.

Metali në rroba mund të dëmtojë rrobat tuaja, si dhe kazanin. Kthejini rrobat me kopsa dhe ato të qëndisura mbrapsht përpara larjes së tyre. Nëse zinxhirët e pantallonave ose xhaketave janë të hapura gjatë larjes, centrifuga mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me një lidhëse përpara larjes.

Rrobat me lidhëse të gjata mund të ndërthurren me rroba të tjera duke i dëmtuar ato. Sigurohuni që t’i fiksoni lidhëset përpara fillimit të larjes.

Larja paraparake e të pambuktave

Makina juaj e re larëse, së bashku me detergjentët modernë, do të japë rezultate të përsosura të larjes, duke ju kursyer energji, kohë, ujë dhe detergjent. Megjithatë, nëse të pambuktat tuaja janë veçanërisht të pista, bëni një larje paraprake me një detergjent me bazë proteine.

28_ larja e një ngarkese me rroba

WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 28

2013-7-20 13:03:48

Page 600
Image 600
Samsung WF1802WFVS/YLE manual Udhëzimet për larjen e rrobave, Larja e rrobave me dorë