Samsung WF1802WFVS/YLE Child Lock Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve, Delay End Përfundimi i Vonuar

Models: WF1802WFVS/YLE

1 660
Download 660 pages 58.42 Kb
Page 575
Image 575

• Child Lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve)

Funksioni i Kyçi të Mbrojtjes së Fëmijëve siguron që duart e vogla kurioze të qëndrojnë jashtë makinës tuaj larëse.

Kjo karakteristikë e sigurisë ndalon fëmijët tuaj që të luajnë me funksionimin e makinës larëse dhe ju njofton kur është e aktivizuar.

• Delay End (Përfundimi i Vonuar)

Vonon një cikël për deri në 19 orë në rritje prej një ore dhe rrit lehtësinë e përdorimit të makinës tuaj larëse veçanërisht kur ju duhet të dilni.

• Ekrani grafik dixhital

Paneli i kontrollit të ekranit grafik dixhital është i qartë dhe i thjeshtë për t’u përdorur për të zvogëluar në minimum vështirësitë e funksionimit të tij. Dhe ndërsa është i thjeshtë për t’u përdorur, Ekrani grafik dixhital ju lejon të bëni rregullime të shpejta dhe të sakta të larjes tuaj, për rezultate të shkëlqyera të larjes.

• Derë e gjerë

Hapje ekstra e gjerë për lehtësi të shikimit! Shtoni dhe hiqni rrobat me lehtësi, veçanërisht gjërat e mëdha, të tilla si çarçafë, peshqirë, etj.

• Tubi i ujit dhe ndjesori i rrjedhjes (Modele të zgjedhur)

Sistemi i sigurisë së ujit i projektuar në mënyrë inteligjente për lavatriçen Samsung përfshin një tub inteligjent për ndalimin e rrjedhjeve të ujit te pika e rrjedhjes dhe ndjesor për rrjedhje në pjesën e poshtme. Nëse markuçi çahet ose nëse zbulohet rrjedhje uji, një sfungjer i brendshëm do të zgjatohet për të bllokuar ujin.

• Ngrohësi prej Qeramike për Qëndrueshmëri & Kursimin e Energjisë (modele të caktuar)

Ngrohësi ynë prej Qeramike me të vërtetë novator është dy herë më i qëndrueshëm se ngrohësit e zakonshëm.

Kjo ju kursen para të riparimeve. Gjithashtu, eleminon nivelin e ujit të fortë dhe ju kursen energji.

Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me instalimin, përdorimin dhe kujdesin për makinën tuaj larëse të re Samsung. Referojuni atij për përshkrimet e panelit të kontrollit, udhëzime në lidhje me mënyrën e përdorimit të makinës larëse dhe këshilla për të përdorur

sa më mirë karakteristikat dhe funksionet moderne të saj. Seksioni “Kodet e zgjidhjes së problemeve dhe informacioni” në faqen 36 ju tregon se çfarë të bëni nëse ka ndonjë problem me makinën tuaj larëse të re.

karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung _3

WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 3

2013-7-20 13:03:36

Page 575
Image 575
Samsung WF1802WFVS/YLE Child Lock Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve, Delay End Përfundimi i Vonuar, Ekrani grafik dixhital