Sikurse me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për të përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionet e saj dhe bëni kujdes kur e përdorni.

Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë mbi ose në makinën tuaj larëse. Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të dëmtohen rëndë nëse mbeten të bllokuar brenda.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç PARALAJMERIM e lart dhe nga persona me me aftësi ndijore të reduktuara fizike dhe mendore, ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe që kuptojnë

rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

Fëmijët duhen mbikëqyrur për t’u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Nëse spina (kablli i furnizimit me energji) është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit ose një person i ngjashëm i kualifikuar në mënyrë që të shmanget një rrezik.

Kjo pajisje duhet të vendoset pranë një prize të korrentit, rubinetave të furnizimit me ujë dhe tubave të shkarkimit.

Për makinat larëse që kanë hapje për ventilim në pjesën e fundit, sigurohuni që hapja të mos jetë penguar nga tapetet ose nga pengesa të tjera.

Përdorni paketa të zorrëve të reja dhe paketat e zorrëve të vjetra nuk duhet të ripërdoren.

informacioni i sigurisë _5

WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 5

2013-7-20 13:03:37

Page 577
Image 577
Samsung WF1802WFVS/YLE manual Informacioni i sigurisë