Mos përdorni sapun natyral për të larë duart në makinën larëse.

-Ai forcohet dhe grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë probleme me produktin, çngjyrim, ndryshk dhe aroma të këqija.

Mos lani rroba të mëdha të tilla si çarçafë në rrjetën e larjes.

-Vendosni çorapet dhe të brendshmet në rrjetën e larjes dhe lajini së bashku me rrobat e tjera.

-Nëse nuk i zbatoni këto udhëzime mund të shkaktohet lëndim për shkak të dridhjeve jonormale.

Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.

- Ai grumbullohet brenda makinës larëse, dhe mund të shkaktojë rrjedhje të ujit.

Për makinat larëse që kanë hapje për ventilim në pjesën e fundit, sigurohuni që hapja të mos jetë penguar nga tapetet ose nga pengesa të tjera.

Sigurohuni që xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen të jenë boshatisur.

-Sendet e forta të mprehta, të tilla si monedhat, paramanat, gozhdët, vidat ose gurët mund të shkaktojnë dëmtime të mëdha në pajisje.

Mos lani rroba me tokëza, kopsa ose metale te tjera të rënda të mëdha.

PARALAJMERIM SHENJAT E PARALAJMËRIMEVE SERIOZE PËR PASTRIMIN

Mos e pastroni pajisjen duke spërkatur ujë direkt në të. Mos përdorni solucion pastrues acid të fortë.

Mos përdorni benzinë, hollues ose alkool për ta pastruar pajisjen.

- Kjo gjë mund të shkaktojë çngjyrim, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr.

Përpara se të pastroni ose mirëmbani pajisjen, shkëputeni pajisjen nga priza në mur. - Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

UDHËZIME RRETH SHENJËS PËR MBETURINAT E PAJISJEVE ELEKTRIKE & ELEKTRONIKE (WEEE)

Hedhja e saktë e këtij produkti (Mbeturinat e pajisjeve elektrike & elektronike)

(E aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe në vendet e tjera evropiane me sistem të veçantë grumbullimi)

Kjo shenjë në produkt, aksesorë ose literaturë tregon se produkti dhe pjesët elektronike (p.sh. ngarkuesit, kufjet, kabllot USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera të shtëpisë në fund të kohës së tyre të përdorimit. Për të parandaluar dëmtime të mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit të njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, lutemi ndajini këto artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato me përgjegjësi për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit familjarë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga ku e kanë blerë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor për të dhëna se ku dhe si mund t’i riciklojnë këto mbeturina duke mos dëmtuar mjedisin.

Përdoruesit tregtarë duhet të kontaktojnë shitësit e tyre dhe të pyesin për kushtet dhe konditat e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pjesët e tij elektronike kur hidhen nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera komerciale.

informacioni i sigurisë _11

WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 11

2013-7-20 13:03:38

Page 583
Image 583
Samsung WF1802WFVS/YLE manual Paralajmerim Shenjat E Paralajmërimeve Serioze PËR Pastrimin