Samsung WF1802WFVS/YLE manual My Cycle Cikli im, Larja e rrobave duke përdorur zgjedhësin e ciklit

Models: WF1802WFVS/YLE

1 660
Download 660 pages 58.42 Kb
Page 599
Image 599

My Cycle (Cikli im)

Ju lejon të aktivizoni larjen tuaj të personalizuar (temperaura, shtrydhja, niveli i ndotjes, etj.) me përdorimin e një butoni.

Duke shtypur butonin My cycle (cikli im), shtypni butonin My Cycle (Cikli im) për të ngarkuar dhe përdorur opsionet e My Cycle (Cikli im). Drita “My Cycle (Cikli im)” do të tregojë aktivizim. Gjithashtu, drita e procesit të zgjedhur dhe opsionit do të dridhet.

Ju mund t'i vendosni të gjitha opsionet në regjimin My Cycle (Cikli im).

1.Hapni furnizimin me ujë.

2.Shtypni butonin Power (Energjia).

3.Zgjidhni ciklin duke përdorur Cycle Selector (zgjedhësi i ciklit).

4.Mbas zgjedhjes së ciklit, vendosni secilin opsion.

Shihni "Tabela e cikleve” në faqen 38 për cilësimet e disponueshme të opsionit me çdo cikël.

5.Ju pastaj mund të ruani ciklin e zgjedhur dhe opsionet duke shtypur dhe mbajtur butonin My

cycle (cikli im) për më shumë se 3 sekonda te regjimi My Cycle (Cikli im). Cikli dhe opsionet që ju zgjidhni do të shfaqen herën tjetër që zgjidhni funksionin My Cucle (Cikli im).

Ju mund t'i ndryshoni cilësimet e My Cycle (Cikli im) duke përsëritur të njëjtin proces më

sipër. Cilësimi i i fundit i përdorur do të shfaqet herën tjetër që ju zgjidhni funksionin My Cycle (Cikli im).

Nëse shtypni My Cycle (Cikli im) dhe e lëshoni atë brenda 3 sekondave, shfaqet procesi dhe opsionet e ruajtura. Nëse shtypni dhe mbani My Cycle (Cikli im) për 3 sekonda ose më

gjatë, procesi dhe opsionet e vendosura aktualisht ruhen dhe LED pulson për 3 sekonda.

Larja e rrobave duke përdorur zgjedhësin e ciklit

Makina juaj e re larëse lehtëson larjen e rrobave, duke përdorur sistemin e kontrollit automatik “Kontrolli i Pushitl” të Samsungut. Kur zgjidhni një program të larjes, makina do të vendosë temperaturën e duhur, kohën e larjes dhe shpejtësinë e larjes.

1.Hapni rubinetin e ujit në lavamanin tuaj.

2.Shtypni butonin Power (Energjia).

3.Hapni derën.

4.Vendosni artikujt lirshëm në centrifugë një nga një, pa e ngarkuar atë tepër.

5.Mbyllni derën.

6.Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e larjes paraprake në ndarjet e duhura.

Larja paraprake është e disponueshme vetëm kur zgjidhni ciklet Cotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Denim (Xhinse), Bedding (Shtresa), Dark Garment (Veshje të Errta), Daily Wash (Larja e Përditshme) dhe Baby Care (Kujdes për Foshnje). Eshte e nevojshme vetëm nëse rrobat tuaja janë të ndotura shumë.

7.Përdorni Zgjedhësin e Ciklit për të zgjedhur ciklin e përshtatshëm sipas llojit të materialit: Pambuk, Sintetike, Xhinse, Shtresa, Rroba të errëta, Larje e përditshme, Eco čišćenje bubnja, Larje super ekonomike, Rroba sportive, Kujdesi për foshnje, Lesh, Larje me dorë. Treguesit përkatës do të ndriçojnë në panelin e kontrollit.

8.Në këtë kohë, mund të kontrolloni temperaturën e larjes, numrin e shpëlarjeve, shpejtësinë e shtrydhjes dhe kohën e përfundimit duke shtypur butonin e opsionit të duhur.

9.Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo) dhe larja do të fillojë. Treguesi i procesit do të ndizet dhe koha e mbetur për ciklin do të shfaqet në ekran.

Opsioni i Ndalimit

Brenda 5 minutash nga fillimi i një larje, është e mundshme që të shtoni/hiqni rrobat.

1.Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo) për të hapur derën.

Dera nuk mund të hapet kur uji është shumë i NXEHTË ose niveli i ujit është shumë i

LARTË.

2.Pas mbylljes së derës, shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo) për të rifilluar larjen.

Kur cikli ka përfunduar:

Pasi cikli i plotë ka përfunduar, korrenti do të fiket automatikisht.

1.Hapni derën.

2.Hiqni rrobat.

larja e një ngarkese me rroba _27

02 Larja e një ngarkese rrobash

WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 27

2013-7-20 13:03:48

Page 599
Image 599
Samsung WF1802WFVS/YLE manual My Cycle Cikli im, Larja e rrobave duke përdorur zgjedhësin e ciklit, Lartë