Child lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve)

Funksioni Child Lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve) ju lejon të kyçni butonët në mënyrë që cikli i larjes që keni zgjedhur të mos ndryshohet.

Aktivizimi/Çaktivizimi

Nëse dëshironi të aktivizoni ose çaktivizoni funksionin Child Lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve), shtypni butonët Temp. (Temperatura) dhe Rinse (Shpëlarja) në të njëjtën kohë për 3 sekonda. “Child Lock (Bllokimi për Fëmijët) ” do të ndizet kur kjo veçori aktivizohet.

Kur funksioni Child Lock (Bllokimi për Fëmijët) aktivizohet, vetëm butoni Power (Energjia) funksionon. Funksioni Child lock (Kyçi i Mbrojtjes së Fëmijëve) mbetet i aktivizuar edhe pasi energjia është ndezur dhe fikur ose pas shkëputjes dhe rilidhjes së kabllit të energjisë.

3 SEK.

Sound off (Fikja e Tingullit)

Funksioni i Fikjes së Tingullit mund të zgjidhet gjatë të gjithë cikleve. Kur zgjidhet ky funksion,tingulli fiket për të gjithë ciklet. Edhe nëse energjia fiket dhe ndizet në mënyrë të vazhdueshme, kjo vendosje mbetet në makinë.

Aktivizimi/Çaktivizimi

Nëse dëshironi të aktivizoni ose çaktivizoni funksionin Fikja e Tingullit, shtypni butonët Spin (Shtrydhja) dhe Option (Opsion) në të njëjtën kohë për 3 sekonda. “Sound Off (Fikja e Tingullit) ” do të ndizet kur kjo karakteristikë aktivizohet.

02 Larja e një ngarkese rrobash

3 SEK.

Delay end (Përfundimi i Vonuar)

Ju mund t’a vendosni makinën larëse për të përfunduar larjen tuaj automatikisht në një kohë të mëvonshme, duke zgjedhur një vonesë prej 3 deri në 19 orë (në rritje prej një ore). Ora në ekran tregon kohën në të cilën cikli i larjes do të përfundojë.

1.Vendosni me dorë ose automatikisht makinën larëse sipas llojit të rrobave që do të lani.

2.Shtypni butonin Delay End (Përfundimi i Vonuar) në mënyrë të përsëritur derisa të vendoset koha e vonesës.

3.Shtypni butonin Start/Pause (fillo/ndalo). Treguesi i “Delay End (Përfundimi i Vonuar) ” do të ndizet dhe ora do të fillojë të numërojë derisa të arrijë kohën e caktuar.

4.Për të anulluar një funksion të Delay End (Përfundimi i Vonuar), shtypni butonin Power (Energjia) dhe pastaj ndizni përsëri makinën larëse.

larja e një ngarkese me rroba _25

WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 25

2013-7-20 13:03:47

Page 597
Image 597
Samsung WF1802WFVS/YLE manual Sound off Fikja e Tingullit, Aktivizimi/Çaktivizimi