KUJDES SHENJAT E PARALAJMËRIMIT PËR PËRDORIMIN

Kur makina larëse është kontaminuar nga substanca të huaja të tilla si detergjentë, ndotje, mbetje ushqimore, etj., shkëputeni spinën nga priza dhe pastrojeni makinën larëse duke përdorur një cohë të butë të lagur.

- Nëse nuk e pastroni mund të shkaktohet çngjyrim, deformim, dëmtim ose ndryshkje.

Xhami i parmë mund të thyhet nga përplasjet e forta. Bëni kujdes kur përdorni makinën larëse.

- Kur xhami është thyer, ai mund të shkaktojë lëndime.

Pas një mungese të furnizimit me ujë ose kur e lidhni përsëri zorrën e furnizimit të ujit, saraçineskën hapeni me ngadalë.

Hapeni saraçineskën me ngadalë pas një periudhe të gjatë mospërdorimi.

-Presioni i ajrit në zorrën e furnizimit të ujit ose në tubin e ujit mund të dëmtojë një pjesë të pajisjes ose mund të shkaktojë rrjedhje të ujit.

Nëse gjatë punës ndodh ndonjë defekt me kullimin , kontrolloni nëse ka problem me kullimin.

-Nëse makina larëse përdoret kur është përmbytur nga uji për shkak të një problemi me kullimin, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.

Vendosini mirë brenda në makinën larëse rrobat që duhen larë në mënyrë që të mos kapen tek dera.

-Nëse rrobat kapen tek dera, kjo gjë mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të makinës larëse, ose mund të rrjedhë ujë.

Sigurohuni që saraçineska të jetë mbyllur kur makina larëse nuk përdoret.

-Sigurohuni që vida tek konektori i zorrës së furnizimit të ujit të jetë shtrënguar siç duhet.

-Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohen dëmtime në pronë ose lëndime.

Kontrolloni që guarnicioni prej gome të mos jetë ndotur me substanca të huaja (ujë, fije, etj.).

- Nëse dera nuk është mbyllur plotësisht, mund të rrjedhë ujë.

Hapeni saraçineskën dhe kontrolloni nëse konektori i zorrës së furnizimit të ujit është shtrënguar mirë dhe nuk rrjedh ujë përpara se ta përdorni produktin.

-Nëse vidat ose konektori i zorrës së furnizimit të ujit janë liruar, kjo mund shkaktojë rrjedhjen e ujit.

Për të pakësuar rrezikun e zjarrit dhe shpërthimeve:

-Në kushte të caktuara, mund të prodhohet gaz hidrogjeni në një sistem të ngrohjes së ujit nëse ngrohësi i ujit nuk është përdorur për dy ose më shumë javë. GAZI HIDROGJEN ËSHTË SHPËRTHYES. Nëse sistemi juaj i ujit të ngrohtë nuk është përdorur për dy ose më shumë javë, hapni të tërë rubinetet e ujit të ngrohtë në shtëpi, dhe lini ujin të rrjedhë për disa minuta përpara se të përdorni makinën larëse. Kjo do të çlirojë gazin hidrogjen që mund të jetë krijuar. Për shkak se gazi hidrogjen merr flakë, mos pini duhan ose mos ndizni flakë gjatë kësaj kohe.Ajroseni ambientin menjëherë pa prekur spinën e korrentit nëse ka rrjedhje gazi.

Produkti që keni blerë është krijuar vetëm për përdorim në shtëpi.

Përdorimi për qëllime biznesi kualifikohet si keqpërdorim i produktit. Në këtë rast, produkti nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung dhe Samsung-ut nuk do t’i ngarkohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionime ose dëmtime që rrjedhin nga ky keqpërdorim.

informacioni i sigurisë _9

WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 9

2013-7-20 13:03:38

Page 581
Image 581
Samsung WF1802WFVS/YLE manual Kujdes Shenjat E Paralajmërimit PËR Përdorimin