•Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur.
•Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si në furra mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund të shpërthejë kur mbinxehet.
•Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen. Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të çojë në qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet•Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
•Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e karikimit dhe jetën e pajisjes dhe baterisë.
•Mos lejoni që bateria të bierë në kontakt me objekte metalike, pasi kjo mund të krijojë një lidhje me terminalet + dhe - të baterisë tuaj dhe mund të shkaktojë dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm të baterisë.
•Mos përdorni kurrë një ngarkues ose bateri të dëmtuar.Kujdes: Ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë kur përdorni pajisjen në zona me kufizim përdorimi
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronikePjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë stimuluesve kardiakë•Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
•Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismeikërin.
Mos e përdorni pajisjen tuaj në spitale ose pranë pajisjeve mjekësore që mund të kenë probleme të ndërhyrjes nga radiofrekuencat
Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
Shqip
14