Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për informacione rreth frekuencës të radios

Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të ndikohet nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.

Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit

Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.

Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.

Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.

Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.

Fikeni pajisjen kur jeni në aeroplan

Pajisja juaj mund të interferojë me instrumentet elektronike të navigimit të aeroplanit.

Pajisja juaj mund të interferojë me pajisjet automotive

Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacione.

Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit

Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:

Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare.

Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.

Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.

Shqip

15