•Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste “detyrash”ose kërkimi në librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të automjetit.
•Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.
•Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga.
•Përdorni pajisjen tuaj për të kërkuar ndihmë. Telefononi një numër emergjencash në raste zjarri, aksidentesh trafiku ose emergjenca të tjera mjekësore.
•Përdorni pajisjen tuaj për të ndihmuar të tjerët në raste urgjence. Nëse shikoni një aksident me makinë, një krim në progres ose një emergjencë mjekësore ku jetët janë në rrezik, telefononi një numër lokal emergjencash.
•Telefononi ndihmën rrugore apo numrin e posaçëm për ndihmë
•Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në pajisjen tuaj.
•Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.
•Lëngjet i ndryshojnë ngjyrën etiketës së posaçme që tregon dëmtim nga uji në brendësi të pajisjes. Dëmtimi i pajisjes tuaj nga uji mund ta bëjë të pavlefshme garancinë e prodhuesit.
Mos e përdorni ose ruani pajisjen në vende me përqëndrime të larta pluhuri ose materiale fluturuese në ajër
Pluhuri ose materialet e huaja mund të shkaktojnë që pajisja juaj të keqfunksionojë dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshtaNëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.Shqip
16