Udhëzues gatimi

Udhëzues gatimi

Shkrirja manuale

Mikrovalët janë një mënyrë e shkëlqyer për të shkrirë ushqimin e ngrirë. Mikrovalët shkrijnë butësisht ushqimin e ngrirë për një periudhë të shkurtër kohe. Kjo mund të jetë me mjaft avantazh, nëse papritur ju vijnë miq. Pula e ngrirë duhet të shkrijë plotësisht para se të gatuhet. Hiqni lidhëset metalike dhe nxirreni nga paketimi për të lejuar kullimin e lëngut të shkrirë. Vendoseni ushqimin e ngrirë në një enë pa kapak. Kthejeni përgjysmë nga ana tjetër, kulloni lëngun dhe hiqini të brendshmet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kontrollojeni ushqimin herë pas here për t'u siguruar që nuk është i ngrohtë. Nëse pjesët më të vogla dhe më të holla të ushqimit të ngrirë fillojnë të ngrohen, mund të mbulohen duke i mbështjellë me rripa të hollë letre alumini, gjatë shkrirjes. Nëse pula fillon të ngrohet në pjesën e jashtme, ndërpriteni shkrirjen dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta para sa të vazhdoni. Lëreni peshkun, mishin dhe pulën të qëndrojë, në mënyrë që të kryhet shkrirja. Koha e qëndrimit për shkrirje të plotë do të ndryshojë në varësi të sasisë së shkrirë. Ju lutemi, referojuni tabelës së mëposhtme.

SHËNIM

Ushqimi me trashësi të vogël shkrin më mirë se ai me trashësi të madhe dhe sasitë e vogla të ushqimit kërkojnë më pak kohë se sasitë e mëdha. Mbajeni mend këtë informacion kur të ngrini dhe kur të shkrini ushqimin.

Për shkrirjen e ushqimit të ngrirë në temperaturë prej rreth -18 deri në -20 °C, përdorni tabelën e mëposhtme si udhëzues.

Ushqimi

Madhësia e racionit

Fuqia

Koha (min.)

 

 

 

 

Mish

 

 

 

Mish viçi i grirë

250 g

180 W

6½-7½

 

500 g

 

10-12

Biftekë derri

250 g

180 W

7½-8½

 

 

 

 

Udhëzimet

Vendoseni mishin në një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbulojini anët më të holla me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 5-25 minuta.

30  Shqip

Ushqimi

Madhësia e racionit

Fuqia

Koha (min.)

 

 

 

 

Pulë

 

 

 

Copa mishi pule

500 g (2 copa)

180 W

14½-15½

E gjithë pula

900 g

180 W

28-30

 

 

 

 

Udhëzimet

Së pari, vendosni copat e mishit të pulës, fillimisht me pjesën e lëkurës poshtë, të gjithë pulën fillimisht me pjesën e kraharorit poshtë, në një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbuloni pjesët e holla, siç janë krahët dhe pjesët fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 15-40 minuta.

Peshk

 

 

 

Fileta peshku

250 g (2 copë)

180 W

6-7

 

400 g (4 copë)

 

12-13

 

 

 

 

Udhëzimet

Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një pjate të sheshtë prej qeramike. Vendosini pjesët më të holla poshtë pjesëve më të trasha. Mbulojini pjesët e ngushta fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lërini për 5-15 minuta.

Frutat

 

 

 

Fruta pylli

250 g

180 W

6-7

Udhëzimet

Shpërndajini frutat në një enë qelqi të sheshtë dhe të rrumbullakët (me diametër të madh). Lëreni për 5-10 minuta.

MG22M8054AK_OL_DE68-04445G-01_SQ.indd 30

2017-11-29 ￿￿ 5:14:38

Page 190
Image 190
Samsung MG22M8054AK/OL Shkrirja manuale, Biftekë derri, Gjithë pula