Ushqimi

Madhësia e racionit

Fuqia

Koha (min.)

 

 

 

 

Bukë

 

 

 

Panine (secila

2 copë

180 W

½-1

afërsisht 50 g)

4 copë

 

2-2½

Tost/sanduiç

250 g

180 W

4½-5

Bukë gjermane (miell

500 g

180 W

8-10

gruri + thekre)

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

 

 

 

Vendosini paninet në formë rrethi ose bukën në drejtim horizontal mbi

 

një letër kuzhine në mes të pjatës rrotulluese. Kthejeni nga ana tjetër

 

kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lërini për 5-20 minuta.

 

 

 

 

Skara

Elementi i nxehjes së skarës ndodhet nën tavanin e zgavrës. Ai funksionon kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e skuq ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme. Ngrohja paraprake e skarës për 3-5 minuta do ta pjekë më shpejt ushqimin.

Enë gatimi për pjekje në skarë:

Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.

Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë:

Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.

Shënim i rëndësishëm:

Kurdoherë që përdoret regjimi vetëm skara, mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.

Mikrovalë + Skarë

Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në mënyrë të njëtrajtshme. Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim: 600 W + Skarë, 450 W + Skarë dhe 300 W + Skarë.

Enët e gatimit për gatime me mikrovalë + skarë:

Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet të jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.

Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:

Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet e ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat në furrë) si dhe ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen e ushqimit.

Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi të madhe, të cilat përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të pulës, kthimi i tyre nga ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi, referojuni tabelës lidhur me skarën për hollësi të mëtejshme.

Shënim i rëndësishëm:

Kurdoherë që përdoret regjimi me kombinim (mikrovalë + skarë), ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme. Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.

Shqip  31

Udhëzues gatimi

MG22M8054AK_OL_DE68-04445G-01_SQ.indd 31

2017-11-29 ￿￿ 5:14:38

Page 191
Image 191
Samsung MG22M8054AK/OL manual Skara, Mikrovalë + Skarë