Udhëzues gatimi

Mikrovalët

Energjia me mikrovalë në të vërtetë depërton tek ushqimi, duke u tërhequr dhe thithur nga uji, yndyra dhe sheqeri. Mikrovalët shkaktojnë lëvizjen e shpejtë të molekulave të ushqimit. Lëvizja e shpejtë e këtyre molekulave krijon fërkim dhe si nxehtësia e krijuar gatuan ushqimin.

Gatimi

Enë gatimi për gatimet me mikrovalë:

Ena e gatimit duhet të lejojë kalimin e energjisë në mënyrën më efikase. Mikrovalët reflektohen nga metali, siç është inoksi, alumini dhe bakri, por ato depërtojnë në materialet prej qeramike, qelqi, porcelani dhe plastike si dhe në materialet prej letre dhe prej druri. Pra, ushqimi nuk duhet gatuar kurrë në enë metalike.

Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë:

Shumë lloje ushqimesh janë të përshtatshme për gatimet me mikrovalë, përfshirë perimet e ngrira, frutat, brumërat, orizi, drithërat, fasulet, peshku dhe mishi. Salcat, krem karamele, budingu me avull, konservat dhe salcat çatni mund të gatuhen gjithashtu në furrë me mikrovalë. Përgjithësisht, gatimi me mikrovalë është ideal për ushqimet që normalisht mund të përgatiten te pllaka e sobës. Për shembull shkrirja e gjalpit ose e çokollatës (shikoni kapitullin me këshilla, teknika dhe sugjerime).

Mbulimi gjatë gatimit

Mbulimi gjatë gatimit është shumë i rëndësishëm, pasi uji ngrihet në formën e avullit dhe kontribuon në procesin e gatimit. Ushqimi mund të mbulohet në mënyra të ndryshme: p.sh. me pjatë qeramike, me kapak plastik ose me qese plastike ngjitëse të përshtatshme për mikrovalë.

Kohët e qëndrimit

Pasi gatimi të ketë përfunduar, koha e qëndrimit në furrë është e rëndësishme për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme brenda ushqimit.

Udhëzues gatimi për perimet e ngrira

Përdorni një tas të përshtatshëm qelqi pireks me kapak. Gatuajeni të mbuluar për kohën minimale

-shikoni tabelën. Vazhdoni gatimin për të arritur rezultatin e dëshiruar. Trazojeni dy herë gjatë gatimit dhe një herë pas gatimit. Hidhini kripë, erëza ose gjalpë pas gatimit. Mbulojeni gjatë kohës së qëndrimit në furrë.

Ushqimi

Madhësia e racionit

Fuqia

Koha (min.)

 

 

 

 

Spinaq

150 g

600 W

4½-5½

 

 

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle). Lëreni për 2-3 minuta.

 

 

 

 

Brokoli

300 g

600 W

9-10

 

 

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

Shtoni 30 ml (2 lugë gjelle) ujë të ftohtë. Lëreni për 2-3 minuta.

 

 

 

 

Bizele

300 g

600 W

7½-8½

 

 

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle). Lëreni për 2-3 minuta.

 

 

 

 

Barbunja

300 g

600 W

8-9

 

 

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

Shtoni 30 ml (2 lugë gjelle) ujë të ftohtë. Lëreni për 2-3 minuta.

 

 

 

 

Perime të përziera

300 g

600 W

7½-8½

(karota/bizele/misër)

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

 

 

 

Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle). Lëreni për 2-3 minuta.

 

 

 

 

Perime të përziera

300 g

600 W

8-9

(stili kinez)

 

 

 

Udhëzimet

 

 

 

 

 

 

Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle). Lëreni për 2-3 minuta.

 

 

 

 

Shqip  25

Udhëzues gatimi

MG22M8054AK_OL_DE68-04445G-01_SQ.indd 25

2017-11-29 ￿￿ 5:14:38

Page 185
Image 185
Samsung MG22M8054AK/OL manual Udhëzues gatimi, Mikrovalët, Gatimi