Veçoritë e Lapsit S

Grumbullimi i disa artikujve

Shtypni për të shtuar materiale në listën e artikujve të grumbulluar për ta përdorur më vonë. Për të grumbulluar materiale të tjera, shtypni në dritaren kërcyese të artikujve të grumbulluar.

Për të parë artikujt e grumbulluar, shtypni dritaren kërcyese të artikujve të grumbulluar. Mund t'i ndani, fshini ose ruani disa artikuj njëherësh. Për të zgjedhur individualisht një artikull në listën e artikujve të grumbulluar, shtypni dhe mbani shtypur një artikull.

Për t'i fshirë artikujt e grumbulluar, shtypni dhe mbani shtypur dritaren kërcyese të listës të artikujve të grumbulluar, dhe tërhiqeni në Fshij në krye të ekranit.

Klip imazhi

Përdoreni Lapsin S për të vizatuar një formë të mbyllur rrotull zonës që doni të ruani ose ndani. Mund të prisni një pjesë të një imazhi.

1

Aty ku ka material që doni të kapni, si për shembull një pjesë të një imazhi, hapni panelin e

 

komandave në ajër dhe shtypni Klip imazhi.

2

Vizatoni rrotull një zone për ta zgjedhur me Lapsin S.

 

Ndryshoni formën e zonës të zgjedhur duke zgjedhur një ikonë forme në shufrën e mjeteve,

 

ose shtypni për të ndryshuar automatikisht formën e zonës së zgjedhur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

42