Bazat

Instalimi i aplikacioneve

Shfletoni aplikacionet sipas kategorisë ose shtypni për të kërkuar me një fjalë kyçe.

Zgjidhni një aplikacion për të parë informacione rreth tij. Për të shkarkuar aplikacione falas, shtypni INSTALL. Për të blerë dhe shkarkuar aplikacione ku zbatohen tarifa, shtypni çmimin dhe ndiqni udhëzimet në ekran.

Për të ndryshuar cilësimet e përditësimit automatik, shtypni SETTINGS Auto- update apps, dhe pastaj zgjidhni një opsion.

Menaxhimi i aplikacioneve

Çinstalimi ose çaktivizimi i aplikacioneve

Për të çaktivizuar aplikacionet standarde, hapni ekranin Të gjitha aplikacionet dhe shtypni

Çinstalo/paaftëso aplikacione. Ikona shfaqet në aplikacionin që mund të çaktivizoni. Zgjidhni një aplikacion dhe shtypni Paaftëso.

Për të çinstaluar aplikacione të shkarkuara, hapni ekranin e Aplikacioneve, shtypni Aplikacionet e shkarkuara Çinstalo, zgjidhni një aplikacion, dhe pastaj shtypni Çinstalo. Ose ndryshe, në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Cilësimet Trajtuesi i aplikacioneve, zgjidhni një aplikacion dhe pastaj shtypni Çinstalo.

Aktivizimi i aplikacioneve

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Shfaq aplikacionet e paaftësuara, zgjidhni aplikacionet dhe pastaj shtypni Kryer. Ose ndryshe, në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Cilësimet Trajtuesi i aplikacioneve, rrëshqitni në PAAFTËSUAR, zgjidhni një aplikacion dhe pastaj shtypni Aktivizo.

Fshehja e aplikacioneve

Fshihni aplikacionet që nduk doni t'i shikoni në ekranin Të gjitha aplikacionet. Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Fshih aplikacionet.

Për të shfaqur aplikacionet e fshehura, shtypni Shfaq app-et e fshehura.

Fshehja e aplikacioneve: Fshihni aplikacionet vetëm nga ekrani Të gjitha aplikacionet. Mund të vazhdoni t'i përdorni aplikacionet e fshehura.

Çaktivizimi i aplikacioneve: Çaktivizoni aplikacionet standarde të zgjedhura që nuk mund të çinstalohen nga pajisja. Nuk mund t'i përdorni aplikacionet e çaktivizuara.

Çinstalimi i aplikacioneve: Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara.

31