Personalizimi

Pajisja mund të mos i njohë shenjat e gishtave të rrudhosur ose me shenja.

Pajisja mund të mos i njohë shenjat e gishtave nga gishtat e vegjël ose të hollë.

Për të përmirësuar performancën e njohjes, regjistroni shenjat e gishtave të dorës që përdorni më shpesh për të kryer punë në pajisje.

Mos e tërhiqni gishtin shumë shpejt ose ngadalë. Tërhiqeni gishtin me një shpejtësi mesatare për ta lejuar pajisjen që ta njohë.

Në ambiente të thata, mund të krijohet elektricitet statik në pajisje. Mos e përdorni këtë veçori në ambiente me lagështi ose para se ta përdorni këtë veçori, shkarkoni elektricitetin statik duke prekur një objekt metalik.

Regjistrimi i shenjës së gishtave

Nëse e përkulni gishtin ose përdorni majën e gishtit, pajisja mund të mos i njohë shenjat tuaj të gishtave.

1 Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Cilësimet Skaneri i gishtave Menaxheri i sh. gishtave.

2

3

Lexoni informacionet në ekran dhe shtypni OK.

Vendoseni gishtin mbi zonën e njohjes të shenjës së gishtit në mes poshtë ekranit.

73