Lidhja me pajisje të tjera

Wi-Fi Direct

Një prezantim

Wi-Fi Direct lidh pajisjet direkt përmes një rrjeti Wi-Fi pa kërkuar një pikë aksesi.

Lidhja me pajisje të tjera

1

2

3

4

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Cilësimet Wi-Fi, dhe pastaj shtypni çelësin WiFi për ta aktivizuar.

Shtypni Wi-Fi Direct.

Pajisjet e zbuluara janë të renditura.

Nëse pajisja që doni të lidhni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë veçorinë e saj Wi-Fi Direct.

Zgjidhni një pajisje me të cilën do të lidheni.
Për t'u lidhur me disa pajisje, shtypni Lidhje-multi.
Pranoni kërkesën e lidhjes Wi-Fi Direct në pajisjen tjetër për ta konfirmuar.

Dërgimi dhe marrja e të dhënave

Mund të ndani të dhëna, si kontakte ose dosje mediatike, me pajisje të tjera. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i dërgimit të një figure te një pajisje tjetër.

Dërgimi i një figure

1

2

3

4

Shtypni Galeria në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Zgjidhni një figurë.

Shtypni Wi-Fi Direct, dhe pastaj zgjidhni një pajisje për të transferuar figurën.

Pranoni kërkesën e lidhjes Wi-Fi Direct në pajisjen tjetër.

Nëse pajisjet janë të lidhura tashmë, figura do të dërgohet në pajisjen tjetër pa procedurën e kërkesës për lidhje.

133