Samsung SM-N910CZDESEE manual Hapja e aplikacioneve, Instalimi ose çinstalimi i aplikacioneve

Models: SM-N910CZKETEB SM-N910CZWESEE SM-N910CZKEMSR SM-N910CZDESEE SM-N910CZWEMSR SM-N910CZKESEE

1 181
Download 181 pages 27.68 Kb
Page 30
Image 30

Bazat

Hapja e aplikacioneve

Në Ekranin fillestar ose ekranin Të gjitha aplikacionet, zgjidhni një ikonë aplikacioni për ta hapur.

Për të hapur listën e aplikacioneve të hapura së fundi, shtypni dhe zgjidhni një dritare aplikacioni për ta hapur atë.

Mbyllja e një aplikacioni

Shtypni dhe pastaj shtypni Fund pas aplikacionit për ta mbyllur. Për të mbyllur të gjithë aplikacionet e hapura, shtypni Mbylli të gjitha. Ose ndryshe, shtypni .

Instalimi ose çinstalimi i aplikacioneve

Samsung GALAXY Apps

Përdoreni këtë aplikacion për të blerë dhe shkarkuar aplikacione. Shtypni GALAXY Apps në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Instalimi i aplikacioneve

Shfletoni aplikacionet sipas kategorisë ose shtypni për të kërkuar me një fjalë kyçe.

Zgjidhni një aplikacion për të parë informacione rreth tij. Për të shkarkuar aplikacione falas, shtypni Free. Për të blerë dhe shkarkuar aplikacione ku zjbatohen tarifa, shtypni butonin që tregon çmimin e aplikacionit.

Për të ndryshuar cilësimet e përditësimit automatik, shtypni Settings Auto update apps, dhe pastaj zgjidhni një opsion.

Play Store

Përdoreni këtë aplikacion për të blerë dhe shkarkuar aplikacione.

Shtypni Play Store në ekranin Të gjitha aplikacionet.

30

Page 30
Image 30
Samsung SM-N910CZDESEE Hapja e aplikacioneve, Instalimi ose çinstalimi i aplikacioneve, Samsung Galaxy Apps, Play Store