Lëvizjet dhe veçoritë e përdorimit

Kthej pajisjen përmbys

Kthejeni pajisjen përmbys për të heshtur thirrjet hyrëse ose alarmet.

Nëse kjo veçori nuk është aktivizuar, hapni ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Lëvizjet dhe gjestet Heshto/vër në pauzë, dhe pastaj shtypni çelësin Heshto/vër në pauzë për ta aktivizuar.

Rrëshqit me pëllëmbë për të kapur

Vendoseni anën e dorës mbi ekran dhe rrëshqiteni nëpër ekran nga e djathta në të majtë ose anasjelltas për të kapur një foto ekrani. Për të parë foton e ekranit të ruajtur, hapni ekranin Të gjitha aplikacionet dhe shtypni Galeria Album Screenshots. Pasi të keni kapur një foto ekrani, mund ta modifikoni imazhin dhe ta ndani me të tjerë.

Nuk është e mundur të bëni një foto ekrani ndërkohë që po përdorni disa aplikacione.

Nëse kjo veçori nuk është aktivizuar, hapni ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Lëvizjet dhe gjestet Rrëshqit me pëllëmbë për të kapur, dhe pastaj shtypni çelësin Rrëshqit me pëllëmbë për të kapur për ta aktivizuar.

57