Fillimi

Përmbajtjet e paketës

Kontrolloni kutinë e produktit për elementet vijuese:PaisjeBateriaUdhëzime për një fillim te shpejtë

Artikujt e dhënë bashkë me pajisjen dhe çdo aksesor tjetër mund të ndryshojë në

varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Artikujt e dhënë janë projektuar vetëm për këtë pajisje dhe mund të mos jenë të pajtueshëm me pajisje të tjera.

Pamjet dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.

Mund të blini aksesorë të tjerë nga shitësi juaj më i afërt i Samsung. Sigurohuni që ato të jenë të pajtueshme me pajisjen para se t'i blini.

Përdorni vetëm aksesorë të aprovuar nga Samsung. Përdorimi i aksesorëve të pa aprovuar mund të shkaktojë probleme punimi dhe defekte të cilat nuk mbulohen nga garancia.

Disponueshmëria e të gjithë aksesorëve është subjekt ndryshimi në varësi të plotë nga kompanitë që i prodhojnë ato. Për më shumë informacione rreth aksesorëve të mundshëm, shikoni faqen e internetit të Samsung.

7