Lidhja me pajisje të tjera

Lidh. e shpejtë

Një prezantim

Kërkoni automatikisht pajisje pranë dhe për t'u lidhur shpejt me to.

Kur lidhni një pajisje që nuk ka veçorinë Quick connect, sigurohunij që Wi-Fi Direct ose

Bluetooth të jenë të aktivizuar.

Metodat e lidhjes mund të ndryshojnë në varësi të llojit të pajisjeve të lidhura ose materialit të ndarë.

Emri i pajisjes mund të ndryshojë në varësi të pajisjeve Bluetooth me të cilat çiftohet. Për shembull, emri i pajisjes mund të tregohet si BT MAC.

Lidhja me pajisje të tjera

Kur e hapni këtë aplikacion për herë të parë ose e rihapni pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.

1 Hapni panelin e njoftimeve dhe shtypni Lidh. e shpejtë.

Kur hapet paneli, veçoritë Wi-Fi dhe Bluetooth aktivizohen automatiksiht dhe pajisja kërkon për pajisjet pranë.

2 Zgjidhni një pajisje nga lsita dhe lidhuni me të duke ndjekur udhëzimet në ekran. Hapat e tjerë mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes të lidhur.

Për të lejuar pajsijet pranë të kërkojnë pajisjen tuaj dhe të lidhen me të, shtypni Cilëso gjetshmërinë e pajisjes Bëje pajisjen të gjetshme, dhe pastaj zgjidhni një opsion.

129