Aplikacionet e dobishme

Luajtja e muzikës të ruajtur në pajisje të tjera

Kërkoni muzikë të ruajtur në pajisje të tjera dhe luajeni në pajisjen tuaj.

Shtypni Muzika në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Hapja e muzikës të ruajtur në pajisjet Samsung Link

Për të përdorur këtë veçori, hyni në llogarinë Samsung. Shikoni Regjistrimi i llogarive Samsung për më shumë informacion.

Në ekranin kryesor të Muzikës, shtypni Pajisjet dhe zgjidhni një pajisje në PAJISJET E REGJISTRUARA për të hapur dhe luajtur muzikën. Mund të luani këngë na pajisje që janë të regjistruara në Samsung link. Vizitoni link.samsung.com për më shumë informacione.

Sigurohuni që pajisjet e regjistruara të jenë të ndezura dhe të lidhura me një rrjet Wi-Fi

ose celular.

Mund t'ju vendosen tarifa shtesë kur hapni materiale të ruajtura në pajisje të tjera përmes rrjetit celular.

Hapja e muzikës të ruajtur në pajisje pranë

Kërkoni pajisje pranë përmes Wi-Fi, Wi-Fi Direct, ose një hotspoti celular për të luajtur në pajisjen tuaj muzikën e ruajtur në to.

1 Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet NFC dhe përbashkimi Pajisjet në afërsi, dhe pastaj shtypni çelësin Pajisjet në afërsi për ta aktivizuar.

2

3

Në ekranin kryesor të Muzikës, shtypni Pajisjet.

Zgjidhni një pajisje në PAJISJET NË AFËRSI për të hapur dhe luajtur muzikë.

Mund të luani këngë nga pajisje të tjera që kanë veçorinë e ndarjes së materialeve të aktivizuar.

114