Lidhja me pajisje të tjera

Shikimi i materialit në TV

Para se të lidhni një TV me pajisjen tuaj, lidheni TV-në dhe pajisjen e pasqyrimit të ekranit. Për të krijuar lidhjen, shikoni manualin e përdoruesit të pajisjes. Veprimet e mëposhtme janë një shembull i shikimit të materialit në një TV të lidhur me një mjet AllShare Cast.

1

2

3

4

5

Lidhni pajisjen që ka veçorinë e pasqyrimit të ekranit me TV duke përdorur një kabëll HDMI.

Në TV zgjidhni një metodë lidhjeje, si për shembull regjimin HDMI, për të lidhur një pajisje të jashtme.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet NFC dhe përbashkimi Screen Mirroring.

Pajisjet e zbuluara janë të renditura.

Zgjidhni një pajisje me të cilën do të lidheni. Ekrani i pajisjes tuaj do të shfaqet në ekranin e TV-së.

Nëse e lidhni pajisjen për herë të parë, shtypni dhe mbani emrin e mjetit në listë dhe formoni PIN-in e treguar në ekranin e TV-së.

Hapni ose luani një dosje, dhe pastaj kontrollojeni ekranin me butonat në pajisjen tuaj.

Mbyllja e lidhjes të Pasqyrimit të Ekranit

Në ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Cilësimet NFC dhe përbashkimi Screen Mirroring, dhe pastaj shtypni çelësin Screen Mirroring për ta aktivizuar.

Për të kursyer energji, çaktivizojeni këtë veçori kur nuk e përdorni.

Nëse luani video ose lojëra në një TV, zgjidhni një modalitet të përshtatshëm TV për të arritur eksperiencën më të mirë.

138