Aplikacionet e dobishme

Llogaritësja

Bëni llogaritje të thjeshta ose të ndërlikuara.

Përdorimi i makinës llogaritëse

Shtypni Llogaritësja në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Rrotullojeni pajisjen në pamjen portret për të shfaqur makinën llogaritëse shkencore. Nëse Rrot. i ekranit është i çaktivizuar, shtypni Llogaritës shkencor.

Për të parë historinë e llogaritjeve, shtypni për të fshehur bllokun e tasteve. Për të pastruar historinë, shtypni Zbraz historikun.

Dropbox

Përdoreni këtë aplikacion për të ruajtur dhe ndarë skedarë përmes Dropbox dhe memories cloud. Kur i ruani dosjet në Dropbox, pajisja sinkronizohet automatikisht me serverin në rrjet dhe me çdo pajisje tjetër ku është instaluar Dropbox-i.

Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Shtypni Dropbox në ekranin Të gjitha aplikacionet.

Kur e hapni këtë aplikacion për herë të parë ose e rihapni pasi keni bërë një rivendosje të të dhënave, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.

Në ekranin kryesor të Dropbox përdorni funksionet e mëposhtme:

: Ngarko ose hap dosjet. Shtypni Upload here për të ngarkuar skedarët.

: Shikoni imazhet ose videot e ngarkuara. Shtypni për t'i ndarë ose fshirë dosjet, ose për të krijuar albume.

: Hap dosjet në listën e të preferuarave.

: Shiko njoftimet.

122