Menaxheri i pajisjes dhe i të dhënave

Përditësimi i pajisjes

Pajisja mund të përditësohet në versionin më të fundit.

Përditësimi në ajër

Pajisja mund të përditësohet direkt në softuerin më të fundit me anë të shërbimit firmware over- the-air (FOTA).

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Rreth pajisjes Përditësime të softuerit Përditëso tani.

Shënoni Përditësim automatik për të kontrolluar automatikisht për përditësime në dispozicion. Për të shkarkuar përditësime vetëm kur aktivizohet një lidhje Wi-Fi, shënoni Vetëm Wi-Fi.

Përditësimi me Samsung Kies

Lidheni pajisjen me një kompjuter dhe përditësojeni pajisjen në softuerin më të fundit.

1 Në kompjuter shkarkoni versionin më të fundit të Samsung Kies nga faqja e internetit të Samsung.

2

3

Në kompjuter, hapni Samsung Kies dhe lidheni pajisjen me kompjuterin përmes kabllit USB.

Ndiqni udhëzimet në ekran për të përditësuar pajisjen.

Mos e fikni kompjuterin ose mos e shkëputni kabllin USB kur pajisja po përditësohet.

Ndërkohë që përditësoni pajisjen, mos lidhni pajisje të tjera mediatike me kompjuterin. Nëse veproni kështu kjo mund të interferojë me procesin e përmirësimit. Para se ta përditësoni, shkëputni të gjitha pajisjet media nga kompjuteri.

141