Lidhja me pajisje të tjera

Printimi në lëvizje

Një prezantim

Lidheni pajisjen tuaj me një printer përmes Wi-Fi oser Wi-Fi Direct dhe printoni figura ose dokumente.

Disa printerë mund të mos jenë të pajtueshëm me pajisjen.

Shtimi i plugin-ëve të printerit

Shtoni plugin-ë printeri për printerët me të cilët doni ta lidhni pajisjen.

1

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet NFC dhe përbashkimi Printimi

 

Shkarko plug-in.

2

Kërkoni një plug-in printeri në Play Store.

3

Zgjidhni një plugin printeri dhe instalojeni.

4

Zgjidhni plugin-in e printerit dhe shtypni çelësin sipër në të majtë të ekranit për ta aktivizuar.

 

Pajisja kërkon për printerë që janë lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj.s

Për t'i shtuar printerët manualisht, shtypni Shto printer .

Për të ndryshuar cilësimet e printerit, shtypni Cilësimet.

Printimi i materialeve

Ndërsa shikoni materiale, si imazhe ose dokumente, shtypni Printo, dhe pastaj zgjidhni një printer.

140