Kamera & galeria

6 Shtypni .

Rekomandohet që t'i poziciononi subjektet jo më shumë se 50 cm nga pajisja.

Poziciononi subjektin që doni të fokusoni pranë pajisjes.

Kur bëni foto, sigurohuni që të ketë distancë të mjaftueshme midis subjektit dhe sfondit. Distanca duhet të jetë më shumë se tre herë sa distanca midis pajisjes dhe subjektit.

Cilësia e fotove të bëra me pajisjen mund të ndikohet nga kushtet e mëposhtme:

– Pajisja ose subjekti lëviz.

– Ka një dritë të fortë sfondi, nivele të ulëta drite ose po bëni fotografi brenda.

– Subjekti ose sfondi nuk ka strukturë, ose përbëhet nga një ngjyrë e hapur.

Panoramë

Bëni një seri fotosh horizontalisht ose vertikalisht dhe pastaj lidhini ato së bashku për të krijuar një skenë të gjerë.

Në ekranin e shikimit, shtypni Rejim Panoramë.

Men. regj.

Zgjidhni metodat e shkrepjes që shfaqen në ekranin e zgjedhjes të metodës ose ndryshoni rendin e tyre.

1

2

Në ekranin e shikimit, shtypni Rejim Men. regj.

Shënoni metodat për t'i shtuar në listën e metodave.

Fytyrë e bukur: Bëni një foto me fytyra të ndriçuara për figura më të bukura.

Shkrepjet: Bëni një seri fotosh dhe modifikojini duke aplikuar efekte të ndryshme duke përdorur metodat e shikimit.

Vizitë virt.: Bëni foto në një hapësirë duke lëvizur përpara ose duke rrotulluar majtas ose djathtas për të kapur kënde të ndryshme të hapësirës.

Kam. duale: Përdorni kamerën e parme dhe të pasme njëkohësisht për të kapur një foto ose regjistruar një video nga të dy kamerat njëkohësisht.

96