Samsung SM-N910CZKESEE, SM-N910CZDESEE, SM-N910CZKETEB, SM-N910CZWEMSR Rrjete të tjera, Tingulli

Models: SM-N910CZKETEB SM-N910CZWESEE SM-N910CZKEMSR SM-N910CZDESEE SM-N910CZWEMSR SM-N910CZKESEE

1 181
Download 181 pages 27.68 Kb
Page 149
Image 149

Cilësimet

Rrjete të tjera

Personalizoni cilësimet për të kontrolluar rrjetet.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Rrjete të tjera.

Shkarko përmir.: Vendoseni pajisjen që të shkarkojë skedarë më të mëdhenj se 30 MB, më shpejt përmes Wi-Fi dhe rrjeteve celulare njëkohësisht. Sinjali më i fortë Wi-Fi do të mundësojë shpejtësi më të lartë shkarkimi.

Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa pajisje.

Mund t'ju vendosen tarifa shtesë kur shkarkoni skedarë përmes rrjetit celular.

Kur shkarkoni dosje të mëdha, pajisja mund të nxehet. Nëse pajisja e tejkalon një temperaturë të caktuar, veçoria do të fiket.

Nëse sinjalet e rrjetit nuk janë të qëndrueshme, mund të ndikohen shpejtësia dhe performanca e kësaj veçorie.

Nëse lidhjet Wi-Fi dhe të rrjetit celular kanë shpejtësi transferimi shumë të ndryshme, pajisja mund të përdorë vetëm lidhjen më të shpejtë.

Kjo veçori mbështet Hypertext Transmission Protocol (HTTP) 1.1 dhe Hypertext Transmission Protocol Secure (HTTPS). Veçoria nuk mund të përdoret me protokolle të tjerë, si FTP.

App-i i parazgjedhur për mesazhim: Zgjidhni aplikacionin e parazgjedhur për ta përdorur për mesazhet.

Rrjetet celulare: Konfiguroni cilësimet e rrjetit tuaj celular.

VPN: Konfiguroni dhe lidhuni me rrjetet virtuale private (VPNs).

PAJISJA

Tingulli

Ndryshoni cilësimet për tinguj të ndryshëm në pajisje.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Tingulli.

Regj. tingull: Vendoseni pajisjen për të përdorur regjimin me zë ose pa zë.

Volumi: Rregulloni nivelin e volumit për tonet e ziles, muzikën dhe videot, tingujt e sistemit dhe njoftimet.

149

Page 149
Image 149
Samsung SM-N910CZKESEE, SM-N910CZDESEE, SM-N910CZKETEB, SM-N910CZWEMSR, SM-N910CZWESEE manual Rrjete të tjera, Tingulli