Mundësi hyrje

Hapja e ekranit: Rrëshqitni në çfarëdo drejtimi brenda zonës të ekranit të kyçur duke përdorur dy gishta.

Hapja e panelit të njoftimeve: Tërhiqni poshtë kreun e ekranit duke përdorur dy gishta.

Hapja e panelit të cilësimeve të shpejta: Tërhiqni poshtë kreun e ekranit duke përdorur tre gishta.

Mund të konfiguroni cilësimet e gjesteve me gishta për TalkBack në Manage gestures. Shikoni Konfigurimi i cilësimeve të gjesteve me gishta për më shumë informacion.

Konfigurimi i cilësimeve të gjesteve me gishta

Kur përdorni TalkBack, mudn të përdorni gjestet me gishta për të bërë veprime të ndryshme, si të ktheheni në ekranin e më parshëm, të hapni Ekranin fillestar, dhe më shumë. Konfiguroni gjestet e gishtave para se t'i përdorni ato.

Konfigurimi i cilësimeve për gjestet vertikale

Mund të përdorni gjeste vertikale, me dy pjesë duke rrëshqitur gishtin lart dhe poshtë nga fundi i ekranit, ose anasjelltas.

Hapni ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shikimi TalkBack Cilësimet Manage gestures Two part vertical gestures. Pastaj, zgjidhni një nga veçoritë e mëposhtme:

Move to the first and last items on screen: Kur rrëshqitni gishtin lart dhe pastaj poshtë me shpejtësi mbi ekran, zgjidhet artikulli i parë në krye të ekranit. Kur rrëshqitni gishtin tuaj poshtë dhe pastaj lart me shpejtësi mbi ekran, zgjidhet artikulli i fundit në fund të ekranit.

Cycle through reading granularities: Kur rrëshqitni gishtin lart dhe pastaj poshtë me shpejtësi mbi ekran, njësia e leximit ndryshon. Njësia e leximit ndryshon në faqe, paragraf, rresht, fjalë, karakter dhe bazë. Kur rrëshqitni gishtin tuaj poshtë dhe pastaj lart me shpejtësi mbi ekran, njësitë e ndryshimit ndryshojnë në rend të kundërt.

Konfigurimi i cilësimeve për gjestet e shkurtoreve

Mund të ndryshoni gjestet e shkurtoreve ose të caktoni veçori për shkurtoret bosh.

Hapni ekranin Të gjitha aplikacionet, shtypni Cilësimet Mundësi hyrje Shikimi TalkBack Cilësimet Manage gestures. Zgjidhni një gjest dhe pastaj caktoni një veçori për të.

163