Samsung SM-N910CZKESEE, SM-N910CZDESEE, SM-N910CZKETEB, SM-N910CZWEMSR Ulja e konsumit të baterisë

Models: SM-N910CZKETEB SM-N910CZWESEE SM-N910CZKEMSR SM-N910CZDESEE SM-N910CZWEMSR SM-N910CZKESEE

1 181
Download 181 pages 27.68 Kb
Page 17
Image 17

Fillimi

Pasi të jetë karikuar plotësisht, shkëputeni pajisjen nga karikuesi. Së pari hiqeni karikuesin nga pajisja dhe pastaj hiqeni atë nga priza elektrike.

Mos e hiqni baterinë para se të hiqni karikuesin. Kjo mund të dëmtojë pajisjen.

Për të kursyer energjinë, hiqeni karikuesin nga priza kur nuk e përdorni. Karikuesi nuk ka çelës energjie, prandaj duhet ta hiqni atë nga priza elektrike kur nuk e përdorni për të mos shpërdoruar energji. Ngarkuesi duhet të qëndrojë pranë prizës elektrike dhe të arrihet me lehtësi gjatë karikimit.

Ulja e konsumit të baterisë

Pajisja juaj ofron mundësi të ndryshme që ju ndihmojnë të kurseni energjinë e baterisë.

Kur nuk e përdorni pajisjen, kaloni në metodën e gjumit duke shtypur butonin Energji.

Aktivizoni metodën e kursimit të energjisë.

Mbyllni aplikacionet e panevojshme duke përdorur menaxherin e detyrave.

Çaktivizoni veçorinë Bluetooth kur nuk e përdorni.

Çaktivizoni veçorinë Wi-Fi kur nuk e përdorni.

Çaktivizoni sinkronizimin automatik të aplikacioneve.

Ulni kohën e dritës së sfondit.

Ulni ndriçimin e ekranit.

Kur bateria është e ulët, ikona e baterisë duket bosh.

Nëse përdorni shumë aplikacione njëherësh, aplikacione rrjeti ose aplikacione që duan lidhje me një pajisje tjetër, bateria do të bjerë shpejt. Për të shmangur shkëputjen nga rrjeti ose humbjen e energjisë gjatë transferimit të të dhënave, gjithmonë përdorni këto aplikacione pasi ta keni karikuar baterinë plotësisht.

Pajisja mund të përdoret ndërkohë që po karikohet, por mund të zgjasë më shumë derisa bateria të karikohet plotësisht.

17

Page 17
Image 17
Samsung SM-N910CZKESEE, SM-N910CZDESEE, SM-N910CZKETEB, SM-N910CZWEMSR, SM-N910CZWESEE manual Ulja e konsumit të baterisë