![](/images/new-backgrounds/1180809/180809315x1.webp)
Cilësimet
Kursim energjie
Aktivizoni regjimin e kursimit të energjisë dhe ndryshoni cilësimet për metodën e kursimit të energjisë. Shikoni Veçoria e kursimit të energjisë për më shumë informacion.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Kursim energjie.
•Profili kursim energjie: Aktivizoni regjimin e kursimit të energjisë dhe ndryshoni cilësimet për regjimin e kursimit të energjisë.
•Regjimi Kursim energjie ultra: Zgjatni kohën e pajisjes në gatishmëri dhe ulni konsumin e baterisë duke shfaqur një strukturë më të thjeshtë dhe duke lejuar akses të limituar për një aplikacion.
Koha maksimale e llogaritur e baterisë në gjendje gatishmërie tregon kohën e mbetur para se bateria të mbarohet nëse pajisja nuk përdoret. Koha e gatishmërisë mund të ndryshojë në varësi të cilësimeve të pajisjes tuaj dhe kushteve të punës.
•Karikimi shpejt: Vendoseni pajisjen që të përdorë veçorinë e karikimit të shpejtë. Shikoni Karikim i shpejtë për më shumë informacion.
•Shfaq përqindjen e baterisë: Vendoseni pajisjen që të tregojë përqindjen e baterisë të mbetur në shufrën e statusit.
Memoria
Shikoni informacionet e memories për pajisjen tuaj.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Memoria.
Formatimi i kartës së memories fshin përfundimisht të gjitha të dhënat në të.
Kapaciteti aktual i disponueshëm i memories së brendshme është më pak se kapaciteti i përcaktuar, pasi sistemi operativ dhe aplikacionet e paravendosura zënë një pjesë të memories. Kapaciteti i disponueshëm mund të ndryshojë kur e përditësoni pajisjen.
Siguria
Ndryshoni cilësimet për të siguruar pajisjen dhe kartën SIM ose USIM.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Siguria.
•Administratorët e pajisjes: Shikoni administratorët e pajisjes të instaluar në pajisje. Mund t'i lejoni administratorët e pajisjes që të aplikojnë rregulla të reja për pajisjen.
•Burime të panjohura: Vendoseni pajisjen që të lejojë instalimin e aplikacioneve nga burime të panjohura.
158