Cilësimet

Verifiko aplikacionet: Vendoseni pajisjen që të kontrollojë aplikacionet për materiale të dëmshme para se t'i instaloni ato.

Enkripto pajisjen: Vendosni një fjalëkalim për të enkriptuar të dhënat e ruajtura në pajisje. Duhet të fusni fjalëkalimin çdo herë që ndizni pajisjen.

Enkriptimi i të dhënave mund të zgjatë më shumë se një orë. Para se të enkriptoni të dhënat, lidhni karikuesin për ta karikuar plotësisht baterinë dhe mos e shkëputni derisa enkriptimi i të dhënave të ketë mbaruar.

Enkripto kartën e jashtme SD: Vendoseni pajisjen që të enkriptojë të gjitha dosjet në një kartë memorie.

Nëse e rivendosni pajisjen në vlerat fillestare nga fabrika me këtë cilësim të aktivizuar, pajisja nuk do të mund t'i lexojë skedarët tuaj të enkriptuar. Çaktivizoni këtë cilësim përpara se të rivendosni pajisjen.

Kontrollet në distancë: Vendoseni pajisjen që të lejojë kontrollin nga larg të pajisjes tuaj të humbur ose të vjedhur me anë të internetit. Për të përdorur këtë veçori, duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung.

Njoftimi i ndryshimit SIM: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë Gjej celularin tim e cila ndihmon të gjeni pajisjen kur është vjedhur ose ka humbur.

Shko te Website: Hapni faqen e internetit Gjej celularin tim (findmymobile.samsung.com). Mund të gjurmoni dhe kontrolloni pajisjen tuaj të humbur ose të vjedhur nga faqja e internetit Find my mobile.

Bllokimi i riaktivizimit: Vendoseni pajisjen që të kërkojë llogarinë tuaj Samsung pasi pajisja të jetë rivendosur për të mos lejuar të tjerët që ta riaktivizojnë pajisjen.

Konfiguro Bllokimin e kartës SIM: Ndryshoni cilësimet e kyçit të kartës SIM.

Bëji fjalëkalimet të dukshme: Vendoseni pajisjen që të shfaqë fjalëkalimet ashtu siç shkruhen.

Përdit. të pol. sigurisë: Vendoseni pajisjen që të kontrollojë dhe shkarkojë përditësime sigurie.

159