Cilësimet

SISTEMI

Gjuha dhe shkrimi

Ndryshoni parametrat për futjen e tekstit. Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të gjuhës të zgjedhur.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Gjuha dhe shkrimi.

Gjuha: Zgjidhni një gjuhë për të gjitha menutë dhe aplikacionet.

Default: Zgjidhni një lloj standard tastiere për futjen e tekstit.

Butona Samsung: Ndryshoni cilësimet e tastierës Samsung. Për të hapur opsionet e kontrollit, shtypni .

Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Google voice typing: Ndryshoni cilësimet e futjes të zërit. Për të hapur opsionet e kontrollit, shtypni . Shënoni këtë opsion për të përdorur futjen e zërit për të formuar tekst.

Gjuha: Zgjidhni një gjuhë për njohjen e shkrimit të dorës. Mund të kërkoni skedarë që përmbajnë shkrimin e dorës në gjuhën e zgjedhur.

Kërkimi zanor: Ndryshoni cilësimet e kërkimit me zë.

Opsionet tekst-në-zë: Ndryshoni cilësimet e tekst-në-fjalë.

Lexim me zë i njoftimit: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë të lartë njoftimet kur keni thirrje hyrëse, mesazhe ose ngjarje.

Shpejtësia e treguesit: Ndryshoni shpejtësinë e treguesit për mausin ose trekpadin të lidhur me pajisjen tuaj.

Date dhe ora

Hapni dhe ndryshoni cilësimet e mëposhtme për të kontrolluar mënyrën se si pajisja shfaq orën dhe datën.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Date dhe ora.

Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar ose nëse hiqet nga pajisja, koha dhe data rivendosen.

Data dhe ora automatike: Përditësoni automatikisht orën dhe datën kur lëvizni nëpër zona të ndryshme kohore.

156