Mbajeni pajisjen të thatë
•Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në pajisjen tuaj.
•Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.
•Kjo pajisje ka të pajisur treguesit e brendshme të lëngshme. Dëmtimi nga uji e pajisjes tuaj mund ta bëjë të pavlefshme garancinë e prodhuesit.
Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta
Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.
Pajisja mund të përdoret në vende me një temperaturë ambienti prej 0 °C deri në 35 °C. Mund ta mbani pajisjen në temperaturë ambienti prej
•Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta si për shembull brenda në makinë gjatë verës. Nëse veproni kështu mund të bëni që ekrani të keqfunksionojë, t'i shkaktoni dëmtime pajisjes, ose të bëni që bateria të shpërthejë.
•Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të zgjatura kohore (mbi kroskotin e një makine, për shembull).
•Bateria mund të mbahet veç në vende me temperaturë ambienti prej 0 °C deri në 45 °C.
Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull monedha, çelësa dhe varëse
•Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.
•Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të shkaktojë zjarr.
Shqip