Përdorimi i mbrojtjes së ekranit nga djegia dhe i funksioneve të kursimit të energjisë
Parandalimi i djegies së ekranit
Sistemi > Koha e mbrojtjes auto Provo tani
Nëse figurat statike mbeten për një kohë të gjatë, ato mund të shkaktojnë djegie të figurës së mbetur në ekran. Përdorni funksionin Mbrojtja e ekranit nga djegia për të mbrojtur ekranin. Zgjidhni Sistemi > Koha e mbrojtjes auto dhe më pas zgjidhni cilësimin e orës nga lista. Nëse në ekran shfaqet figurë statike për një kohë më të gjatë se koha e zgjedhur, televizori aktivizon automatikisht funksionin Mbrojtja nga djegia e ekranit për të parandaluar figurat e djegura të mbetura në ekran, të cilat mund të dëmtojnë ekranin.
Përdorimi i funksioneve të kursimit të energjisë
Sistemi > Zgjidhja eko Provo tani
Zgjidhja ekonomike rregullon nivelin e ndriçimit të televizorit dhe parandalon mbinxehjen për të reduktuar konsumin e përgjithshëm të energjisë.
●● Kursim energjie Provo tani
Zgjidhni një cilësim ndriçimi nga lista për të reduktuar konsumin e energjisë së televizorit.
●● Sensori eko
"" Disponueshmëria varet nga zona dhe modeli specifik.
Rregullon automatikisht shkallën e ndriçimit të televizorit sipas nivelit të ndriçimit në mjedisin rrethues për të reduktuar konsumin elektrik të televizorit. Nëse Sensori i kursimit ka rregulluar nivelin e ndriçimit të ekranit, mund ta rregulloni manualisht nivelin minimal të ndriçimit duke rregulluar Drita min. sfond. Ndryshimi në menynë Figurë i cilësimit Drita sfond ndërkohë që Sensori eko funksionon automatikisht, çaktivizon Sensori eko.
"" Kur Sensori eko caktohet në Ndez , ekrani është më i errët se zakonisht.
●● Nuk ka sinjal energjie Provo tani
Zgjidhni një orë nga lista. Nëse nuk merret sinjal për kohëzgjatjen e përcaktuar, televizori ndërpret automatikisht energjinë për të reduktuar konsumin e energjisë.
●● Fikja automat. Provo tani
Nëse televizori mbetet i ndezur për katër orë pa asnjë reagim nga përdoruesi, televizori fiket automatikisht për të parandaluar mbinxehjen.