●● Cilësimet e pozicionuesit: Konfiguron pozicionuesin e antenës. Pozicionuesi: Aktivizon ose çaktivizon kontrollin e pozicionuar.
Lloji i pozicionues.: Cakton llojin e pozicionimit midis DiSEqC 1.2 dhe USALS (Sistemi automatik satelitor universal i vendndodhjes).
Nëse ruani pozicionin aktual të antenës satelitore sipas një sateliti të caktuar, antena mund të lëvizet te pozicioni i paracaktuar kur nevojitet sinjali i këtij sateliti.
Satelit: Zgjedh satelitin për të cilin do të caktojë pozicionin.
Repetitor: Zgjedh një repetitor nga lista për marrjen e sinjalit.
Regj. Lëvizje: Zgjedh regjimin e lëvizjes midis lëvizjes së vazhdueshme dhe asaj me ndërprerje.
Madh. hapit: Rregullon gradët e madhësisë së hapit për rrotullimin e antenës. Madhësia e hapit disponohet kur regjimi i lëvizjes caktohet te Hapi.
Shko në Pozic. e ruajtjes: Rrotullon antenën në pozicionin e caktuar të satelitit.
Pozicioni i antenës: Rregullon dhe ruan pozicionin e antenës për satelitin e zgjedhur.
Ruaj pozicionin aktual: Ruan pozicionin aktual duke shërbyer si kufiri i pozicionit të zgjedhur.
Regjimi i instal.: Cakton kufijtë në hapësirën e lëvizjes së antenës satelitore ose rivendos pozicionin. Përgjithësisht, këtë funksion e përdor udhëzuesi i instalimit.
●● Rivend. gjithë cilës.: Të gjitha cilësimet e satelitit do të rivendosen në vlerat fillestare.