Instalimi i aplikacionit
""
""
""
Në rast se memoria e brendshme e televizorit është pamjaftueshme, mund të instaloni aplikacionin në pajisjen USB.
Vetëm pasi të jetë lidhur pajisja USB do të mund të shikohen në ekranin SAMSUNG APPS ikonat e aplikacioneve të instaluara në USB. Mund të përdorni aplikacionin e instaluar në pajisjen USB vetëm kur pajisja USB është e lidhur me televizorin. Nëse pajisja USB shkëputet gjatë funksionimit të aplikacionit, aplikacioni përfundon.
Aplikacioni i instaluar në pajisjen USB nuk disponohet në televizor ose në kompjuter tjetër.
Instalimi i shpejtë
1.Në ekranin SAMSUNG APPS, zgjidhni Më të prefer., Të rejat ose Kategoritë.
"" Më të prefer. dhe Të rejat tregojnë aplikacionet Samsung më të reja dhe më popullore. Për të parë të gjithë listën e aplikacioneve, zgjidhni Kategoritë. Aplikacionet Samsung mund t'i shikoni të klasifikuara sipas zhanrit.
2.
3.
Lëvizeni fokusin te aplikacioni dhe shtypni dhe mbani butonin Enter. Shfaqet një meny. Nga menyja që shfaqet në ekran, zgjidhni Shkarkim.
"" Gjatë kohës së instalimit të aplikacionit, në fund të ikonës së aplikacionit shfaqet shiriti i ecurisë me qëllim që të shikoni me lehtësi ecurisë e instalimit.
4.Aplikacioni i zgjedhur instalohet në televizor.
"" Në ekranin SAMSUNG APPS mund të shikoni aplikacionet e instaluara.
Instalimi i aplikacionit nga ekrani i informacionit të hollësishëm për aplikacionin
1.Në ekranin SAMSUNG APPS, zgjidhni Më të prefer., Të rejat ose Kategoritë.
"" Më të prefer. dhe Të rejat shfaqin aplikacionet më të reja dhe më njohura Samsung. Për të parë të gjithë listën e aplikacioneve, zgjidhni Kategoritë. Aplikacionet Samsung mund t'i shikoni sipas kategorisë.
2.
3.
4.
Zgjidhni një aplikacion nga lista. Në ekran shfaqet informacioni i detajuar rreth zgjedhjes suaj.
Zgjidhni Shkarkim në ekranin e informacionit të hollësishëm për të instaluar aplikacionin e zgjedhur në televizor.
"" Gjatë instalimit të aplikacionit shfaqet shiriti i ecurisë poshtë ikonës së aplikacionit.
Pasi përfundon instalimi, butoni Shkarkim bëhet Hap.
"" Në ekranin SAMSUNG APPS mund të shikoni aplikacionet e instaluara.