Përdorimi i Anynet+ (HDMI-CEC)

Zgjedhja e pajisjes së jashtme

1.

2.

3.

Zgjidhni TOOLS. Shfaqet lista Veglat.

Zgjidhni Anynet+ (HDMI-CEC)nga lista. Shfaqet ekrani Zgjidh pajisjen.

Zgjidhni pajisjen dhe prisni që të bëhet ndërrimi. Përfundimi i këtij procesi mund të zgjasë deri në 2 minuta dhe nuk mund të anulohet pasi ka filluar.

Hyrja në menynë e pajisjes së jashtme

Pasi televizori ka kaluar në pajisjen e zgjedhur, mund të hyni në menynë e pajisjes me anë të telekomandës së televizorit.

Zgjidhni TOOLS. Shfaqet lista e mëposhtme, megjithëse ajo mund të ndryshojë në varësi të pajisjes së jashtme:

●● Anynet+ (HDMI-CEC)

Shfaq listën e pajisjeve të përputhshme me HDMI-CEC të lidhura me televizorin. Zgjidhni Shiko TV për të dalë nga Anynet+ (HDMI-CEC) dhe filloni të shikoni televizor. Për të kaluar në ekranin e pajisjes së jashtme, thjesht zgjidhni pajisjen përkatëse.

●● (Pajisja e lidhur) Meny

Shfaqni menynë e pajisjes së lidhur. Nëse pajisja e synuar është një luajtës për DVD, shfaqet menyja e DVD-së. ●● (Pajisja e lidhur) Veglat

Shfaq listën e funksioneve të përdorura më shpesh që disponohen për pajisjen. Nëse pajisja e synuar është një luajtës për DVD, shfaqet menyja e luajtjes së DVD-së.

"" Disa pajisje të jashtme mund të mos e mbështesin këtë opsion.

●● (Pajisja e lidhur) Meny tit.

Shfaqni menynë e titujve të pajisjes së lidhur. Nëse pajisja e synuar është një luajtës për DVD, shfaqet menyja e titujve të DVD-së.

"" Disa pajisje të jashtme mund të mos e mbështesin këtë opsion.

Page 103
Image 103
Samsung UE49J5202AKXXH Përdorimi i Anynet+ HDMI-CEC, Zgjedhja e pajisjes së jashtme, Hyrja në menynë e pajisjes së jashtme