Kufizimet e skedarëve Foto, Video dhe Muzikë

●● Televizori mbështet vetëm pajisje USB MSC (Kategori e ruajtjes në masë). MSC është emërtim kategorie për njësitë USB masive. Llojet e pajisjeve MSC përfshijnë disqet e jashtme, lexuesit e kartave të memories dhe kamerat dixhitale. (Nyjat USB nuk mbështeten.) Këto lloje pajisjesh duhet të lidhen drejtpërdrejt me folenë USB të televizorit. Televizori mund të mos e njohë pajisjen USB ose mund të mos lexojë skedarët në pajisje nëse ajo është lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos zgjatuese USB. Mos e shkëpusni pajisjen USB gjatë transferimit të skedarëve.

●● Pajisjet USB që kërkojnë energji të lartë (mbi 500 mA ose 5 V) mund të mos mbështeten. Televizori nuk mbështet HDD (njësi disku) të lidhura me folenë USB.

●● Disa fotoaparate dixhitale dhe pajisje audio mund të mos përputhen me televizorin.

●● Nëse ka disa pajisje USB të lidhura me televizorin, ky i fundit mund të mos njohë disa prej tyre ose asnjërën. ●● Televizori mbështet sistemet e skedarëve FAT, exFAT dhe NTFS.

●● Pasi të keni renditur skedarët sipas modalitetit të pamjes së dosjes, televizori mund të shfaqë deri në 1000 skedarë për dosje. Sidoqoftë nëse pajisja USB përfshin më shumë se 8000 skedarë dhe dosje, disa skedarë dhe dosje mund të mos jenë të aksesueshëm.

●● Modaliteti i lidhjes PTP (protokolli i transferimit të figurës) disponohet vetëm për kamerat dixhitale. Nëse lidhni celularin inteligjent ose tabletën me televizorin me anë të modalitetit PTP, televizori nuk e njeh atë.

●● Në varësi të modelit, skedarë të caktuar mund të mos disponohen.

Transferimet e skedarëve në pajisjen ruajtëse

Pajisja ruajtëse që përmban materiale media

Pajisja e synuar

 

 

Pajisja USB

SugarSync, Dropbox, SkyDrive, Pajisja celulare

 

 

SugarSync, Dropbox, SkyDrive

Pajisja USB

 

 

Pajisja celulare

Pajisja USB